“Bënin klering me jetë njerëzish”, gazetarja: Lidhja mes Martinaj, Bajrit e Gjokës
Gazetarja Aida Topalli ishte e ftuar këtë të diel në një intervistë për Euronews Albania për të folur rreth megaoperacionit të fundit të SPAK ku u arrestuan emra të rëndësishëm si biznesmeni Pëllumb Gjoka.
Gjatë këtij operacioni u zhvilluan kontrolle edhe në shtëpinë e të zhdukurit Ervis Martinaj. Gazetarja Topalli tregoi se çfarë e lidh këtë të fundit me Pëllumb Gjokën.
Topalli tha se bashkë i kanë bërë lojërat e fatit, por jo vetëm kaq ajo tha se si Gjoka, Martinaj dhe Bajri, kishin bërë vrasje në emër të njëri-tjetrit, si për të shlyer borxhet mes tyre.
“Ervis Martinaj njihej për lidhjet e tij të ngushta me Behar Bajrin, por mesa duket lojërat e fatit e bën bashkë edhe me Pëllumb Gjokën, pasi biznesmeni Pëllumb Gjoka posedon lojëra fati me licencë në Tiranë, në Velipojë, nuk e di nëse ka edhe në qytete të tjera të Shqipërisë.
Ka qenë pikërisht një vrasje, Behar Bajri implikoi Ervis Martinaj për të bërë një vrasje dh enë këmbim Ervis Martinaj do bënte një vrasje për Pëllumb Gjokën, pa kanë bërë një klering për jetën e njerëzve, unë do vras p-për ty ti do vrasësh për mua. Kështu i shlyenin borxhet njëri-tjetrit”,-tha Aida Topalli.
LEXONI GJITHASHTU:
“Nga kush distancohem prej protestave”, Flet avokat Matlija: Protagonizmi është i popullit!
“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt
Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona