A po maturohet matura shtetërore?
“A po maturohet matura shtetërore?”- Ky është titulli i raportit më të fundit të përpunuar nga Gevio Tabaku, aktivist i “Qëndresa Qytetare”.
Pas tre viteve që matura shtetërore u prit me shprehje pakënaqësie në forma të ndryshme nga maturantët, MAS njoftoi disa ndryshime rrënjësore për Maturën Shtetërore të vitit 2023. Një grup pune u ngrit për të analizuar aktet ligjore e nënligjore për zhvillimin e Maturës Shtetërore, si dhe rregulloren e procedurat e mbajtjes së saj. Gjetjet e këtij grupi kanë diktuar nevojën për ndryshim. Ndryshimi kryesor është që Matura Shtetërore 2023 do të pilotojë një testim elektronik të vëzhguar, të organizuar nga QSHA në të njëjtin format që mbahen provimet e licencave, për të gjithë kandidatët që synojnë të regjistrohen në programin e studimit Mjekësi e Përgjithshme. Pesha e këtij provimi do të jetë 30%, ndërsa 70% do të përbëhet nga notat e gjimnazit dhe provimeve të maturës. Ambientet ku do të mbahen provimet e maturës do të jenë të mëdha, për të akomoduar së paku 150 maturantë dhe masat e sigurisë të larta, duke përfshirë edhe monitorim në kohë reale me kamera.
Një masë e aplikuar që nga Matura Shtetërore e vitit 2018 është vendosja e maturantëve në palestrat e shkollave të mesme ku zhvillohen provimet, me qëllim të sigurimit të një ambienti të kontrolluar. Megjithatë, kjo nuk ka arritur të ketë një efektshmëri të konsiderueshme, pasi tezat e provimeve nga brenda këtyre ambienteve janë përhapur në rrjete sociale vetëm pak minuta pas nisjes së provimeve.
Ndryshimi tjetër do të preki fondin e pyetjeve dhe hartimin e testit përfundimtar, në mënyrë që të shmangen problemet e përsëritura me pyetje që shkojnë përtej programit orientues apo nivelit të vështirësisë. Maturantët me aftësi ndryshe do të testohen tashmë në provime të veçanta, me nivel më të lehtë vështirësie. Së fundmi, një ndryshim i ndjeshëm që nga viti 2006 kur u prezantua Matura Shtetërore, është krijimi i procedurës së ankimimit apo rivlerësimi të tezave. Paçka se ky është një ndryshim i rëndësishëm dhe ka qenë ndër kërkesat më të shpeshta të maturantëve ndër vite, për të siguruar që procesi të jetë efikas dhe pa abuzime, është e nevojshme që ai të bëhet sa më transparent dhe i kontrolluar.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 22:10 Dita e 36-të, nis marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës
- 22:07 Zjarri në Drizë dhe Peshtan vihet nën kontroll pas mbi 9 orësh operacion, u evakuuan përkohësisht 7 familje
- 21:50 “Mund të anulohet samiti i NATO-s në Shqipëri në 2027 prej buxhetit?” Profesor Shala jep shpjegimin
- 21:41 “Arrestime, investime miliardëshe..”, gazetari: Ankaraja e blinduar për Samitin e NATO-s, Trump do pritet me një delegacion të madh
- 21:05 Riorganizimi i Qendrës së Mjekësisë Familjare, institucioni: Nuk ndryshon shërbimi për pacientët
- 21:03 Samiti i NATO-s më 7-8 korrik, Meçollari: Shqipëria nuk plotëson kriteret e NATO-s për buxhetin, harxhuam më pak