Matura shtetërore, provim me kushte të veçanta për ata që do kenë temperaturë
Ditën e hënë rreth 32 mijë maturantë në Shqipëri do të zhvillojnë provimin e parë të maturës Shtetërore, atë të gjuhës së huaj.
Ndryshe nga herët e tjera, provimi do të zhvillohet në kushte të veçanta për shkak të COVID-19.
Agim Aliaj, Drejtor i drejtorisë së Vlerësimit pranë Qendra e Sherbimeve Arsimore na tregon, se çdo maturant në ditën e provimit duhet të jetë i pajisur me maskë dhe doreza.
Para hyrjes në provim secilit prej tyre do t’u matet temperatura. Edhe nxënësit, të cilët do të rezultojë me temperaturë mbi 37.5, do të kenë mundësi ta kryejnë provimin pa u penalizuar, por në kushte të veçanta.
“Eshtë parashikuar një sallë e veçantë që të gjithë maturantët që do kenë temperaturë ta kryejnë provimin në sallë të veçantë,” – tha Aliaj.
Domosdoshmëria e ruajtjes së distancës fizike mes nxënësve ka bërë që këtë vit të shtohen qendrat.
Ndryshe nga vitet e kaluara ku kishte 192 qendra provimi, këtë vit për shkak të COVID-19 ky numër ka shkuar në 486. Risia e testit të maturës këtë vit është se ai do jetë vetëm me pyetje me alternative.
“Provimi zgjat 2 orë dhe fillon në orën 10, testi do ketë 60 pyetje me alternativa dhe me nga një pikë secili,” – tregoi zyrtari i QSHA-së.
Këtë vit i gjithë procesi i vlerësimit të testit do të kryhet nëpërmjet sistemit të korrigjimit elektronik. Prandaj Aliaj këshillon të gjithë maturantët, që të tregohen shumë të kujdesshëm me plotësimin e fletë-përgjigjes për të mos dëmtuar barkodin dhe të mos lënë pyetje papërgjigjie.
Çdo maturant që do të kapet me kopje apo celularë do të penalizohet dhe nuk do të ketë të drejtë të japë asnjë provim tjetër të maturës këtë vit.
Protestuesi Erlis Sina i përgjigjet Ramës nga protesta: Nuk mund të jemi miq
Dita e 24-t e protestës, publikohen 5 kërkesat kryesore të protestuesve
90 familje të komunitetit rom 9 muaj pa bonus strehim, ngrihen në protestë
- 10:14 Çfarë tha Rama në mbledhjen me drejtuesit politikë? Zbardhen porositë e kryeministrit Rama
- 09:53 Përfundon mbledhja, Rama del nga selia e PS me Ballën. Zbulohen ‘porositë’ për drejtuesit politikë të qarqeve
- 09:47 Gazetari i përmendi Messin, momenti kur Ronaldo injoron gazetarin: Një pyetje tjetër (VIDEO)
- 09:38 Kurti: S’kishim nevojë për zgjedhje të reja, së shpejti nis puna për formimin e institucioneve
- 09:37 Kreu i mbikëqyrësit bërthamor të OKB-së: Do të inspektojmë centralet bërthamore të Iranit sipas marrëveshjes
- 09:32 Kryeministri i Katarit: Do të rifillojmë prodhimin normal të gazit natyror të lëngshëm brenda pak javësh