A po trembet Erdogan nga lufta në Izrael? Gazetari jep detaje

11 Tetor 2023 | 12:46

Sokol Brahaj, gazetar në Turqi tha në një intervistë për Euronews Albania se retorika e ashpër e Erdogan ndaj ndërhyrjes së SHBA në konfliktin mes Hamasit dhe Izraelit lidhet me frikën e zgjerimit të kësaj lufte me shtete si Irani.

Sipas tij, vihet re një ndryshim në qëndrimin e Erdogan ndaj Izraelit, të cilin për shumë kohë ai  e ka cilësuar si shtet terrorist që bën gjenocid, pasi Turqia po synon të marrë rolin e kryenegociatorit në këtë konflikt, njësoj si në konfliktin mes Rusisë dhe Ukrainës.

“Deri tani, në deklaratat e hapura, Erdogan e ka cilësuar Izraelin shtet terrorist që bën gjenocid. Këto deklarata kanë qenë edhe para zgjedhjeve, por nëse e shohim 5 ditët e fundit, me hedhjen e raketave nga Hamas në Izrael, Erdogan ka qenë shumë i paanshëm në deklaratat e tij. Për herë të parë e thotë se Turqia është gati të jetë kryenegaociatore si në konfliktin Rusi-Ukrainë. Thirrjet që SHBA të qëndrojë larg konfliktit vjen pasi përshkallëzimi i luftës do merrte përmasa të mëdha se mund të përfshihet Irani, Hezbollah dhe gjithë rajoni. Frika e Ankarasë është se me ndërhyrjen e SHBA mund të ketë një zgjerim të luftës me Iranin, Libanin apo Egjiptin”, tha gazetari.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Mos u largoni për pushime”, Gazetarja jep detaje nga komunikimi për deputetët: Mund të ketë seancë parlamentare shtesë

Gazetarja e Euronews Albania, Eksiola Shehu ka zbuluar detaje të reja lidhur me seancën e fundit plenare në Kuvend si dhe mbledhjen që pritët rë...
11:08 | 21/07/2026

Nga i nxehti ekstrem drejt reshjeve të shiut, parashikimi i motit për pjesën e dytë të korrikut

Meteorologia Lajda Porja në një lidhje live për Euronews Albania bëri parashikimin e motit dhe u shpreh se dita e sotme do të jetë dita...
10:36 | 20/07/2026

“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C

E ftuar në një lidhje live për “Now” me Esmeralda Muljan, meteorologia Ladja Porja tha se, pas një fillimi normal të korrikut, pjesa e dytë...
10:15 | 13/07/2026