A u pajtuan palët sot në Bruksel? Spahiu tregon detajet e takimeve
Analisti Nexhmedin Spahiu komentoi në një intervistë për Euronews Albania takimin mes Miroslav Lajçak dhe kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviç, në Bruksel.
Ai tha se pazari ka përfunduar dhe duhet parë se për çfarë ‘çmimi e ka blerë Kosova njohjen e pavarësisë nga Serbia’.
“Sa i përket Asociacionit, është thënë dhe nga ndërmjetësuesit se palët janë pajtuar rreth draft-statutit i cili akoma nuk është bërë publik, por që e dinë se rreth çfarë janë marrë vesh dhe me këtë ka përfunduar pazari për se çfarë çmimi e ka blerë Kosova njohjen e pavarësisë nga Serbia. Nëse realizohet kjo çfarë është marrë vesh atëherë i bie që Kosova merr njohjen de-facto, de-jure, përmes vendosjes së misionit të përhershëm diplomatik në Beograd dhe vendosjes së misionit të Serbisë në prishtinë, ndërkohë që serbët marrin autonominë e cila u mundëson atyre të qeverisin veten në Kosovë dhe përmes Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Se cili do të jetë niveli i kësaj autonomie do ta dimë në momentin që do të bëhet publik draft-statuti,” – u shpreh Spahiu.
LEXONI GJITHASHTU:
- Bislimi takohet me Lajçak, qeveria e Kosovës: Nuk u fol për draftin e asociacionit
- “Kosova e ka qartësuar pozicionin e vet”, Bislimi: Nuk diskutuam për Asociacionin
“Nga kush distancohem prej protestave”, Flet avokat Matlija: Protagonizmi është i popullit!
“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt
Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona
- 21:00 Franca dhe Gjermania zgjerojnë partneritetin mbrojtës, ndërsa Evropa kërkon më shumë autonomi ushtarake
- 20:50 Mori me forcë xhiron ditore në një dyqan, arrestohet 37-vjeçari në Durrës (VIDEO)
- 20:37 Nuk ka më dyshime, Zidane bëhet gati të marrë komandën e “Gjelave”, nga Euro 2028 te Botërori 2030
- 20:36 Zjarr masiv në Norvegji, digjen 50 banesa (VIDEO)
- 20:35 Spiunazh për llogari të Iranit, 39-vjeçari nën akuzë në Britani, si tentoi të bashkëpunonte me shërbimet sekrete të Teheranit