Aksident fatal në Fllakë të Durrësit, humb jetën një këmbësor
5 Prill 2025 |
17:05
Një aksident tragjik ka ndodhur mbasditen e kësaj të shtune në Fllakë të Durrësit, ku një 16-vjeçar ka përplasur një këmbësor me automjetin e tij tip Volkswagen, duke i shkaktuar vdekjen të menjëhershme.
Sipas informacioneve të para, aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Fllakë-Bisht Kamëz, dhe për fat të mirë, drejtuesi i mjetit, i cili ishte i moshës 16 vjeç, nuk ka pësuar asnjë dëmtim shëndetësor.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. Po ashtu, janë bërë kontrollime edhe në kanalin buzë rrugës për të verifikuar nëse ka pasur të dëmtuar të tjerë.
LEXONI GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë
Bashkimi Evropian ka vendosur të zgjasë edhe për 12 muaj të tjerë sanksionet ekonomike ndaj Rusisë. Këshilli Evropian rinovoi masat kufizuese të BE-së, duke pasur...
Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)
Dy persona janë vënë në pranga nga policia në Shkodër. Ata u arrestuan lidhur me të shtënat e regjistruara mbrëmjen e së enjtes në lagjen...
- 23:14 Çipa: Një qeverisje e mençur i merr disa nga diaspora dhe u jep vende në administratë!
- 22:22 “Fryma e protestës është kundër kapitalizmit”, Rexhaj: Këto nuk janë kërkesa!
- 21:59 Hitaj: Nëse protesta vazhdon edhe dy javë, PS dhe PD do luftojnë për vendin e dytë në Tiranë
- 21:49 “Kërkoj ndjesë publike, votova ndryshimet kushtetuese të vitit 2008”, flet ish-deputetja
- 21:30 Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar
- 21:23 Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës