Aksident i rëndë në Divjakë, 1 i vdekur dhe disa të plagosur
Një aksident i rëndë me pasojë vdekje ka ndodhur pasditen e kësaj të marte në Divjakë. Bëhet me dije se një automjet tip “Benz” ka dalë nga rruga në aksin “Gradishtë-Spolat”, duke bërë që të ndërrojë jetë dejtuesi i mjetit.
Ndërkohë që raportohet se janë plagosur dhe 4 pasagjerët e tjerë që udhëtonin me të.
Të lënduarit janë dërguar me urgjencë në spital, ku po marrin kujdesin e nevojshëm mjekësor.
Grupi hetimor dhe policiua ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
“Rreth orës 16:30, në aksin rrugor “Gradishtë-Spolat”, shtetasi L. D., duke drejtuar automjetin tip “Benz” ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Si pasojë, ka ndërruar jetë drejtuesi i automjetit dhe janë dëmtuar pasagjerët, shtetasit Xh. S., 19 vjeç, R. D., 23 vjeç, F. C., 18 vjeç dhe D. D., 24 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë.
LEXO GJITHASHTU:
Vrasja e dhëndrit, Gjykata e Lartë prish dënimin me burgim të përjetshëm për Mexhit Picarin
Breshëri godet Zavalinën në Elbasan, dëme të mëdha në pemët frutore dhe kulturat bujqësore (VIDEO)
Makina përmbyset pas përplasjes në aksin Lushnjë–Berat, 6 të plagosur, mes tyre 3 fëmijë (VIDEO)
- 14:02 Rama në Ruhr Summit: Shqipëria, “laborator i vogël inteligjent” në Evropë
- 14:02 Vrasja e dhëndrit, Gjykata e Lartë prish dënimin me burgim të përjetshëm për Mexhit Picarin
- 13:48 Publikohet renditja e pasaportave më të fuqishme, 9 nga 10 pasaportat më të forta në botë janë evropiane
- 13:44 U raportua i zhdukur pasi u zhyt në Liqenin e Batllavës, gjendet i vdekur 25-vjeçari
- 13:41 Breshëri godet Zavalinën në Elbasan, dëme të mëdha në pemët frutore dhe kulturat bujqësore (VIDEO)
- 13:39 Ministri i Jashtëm iranian paralajmëron: Do të ketë përgjigje të menjëhershme ndaj çdo kërcënimi