“Aksidenti me 5 viktima”, Eksperti rrugor: Shkak ishte makina e kalbur nga brenda
Eksperti i sigurisë rrugore Gëzim Hoxha tha në një intervistë për “Good Morning Albania” mëngjesin e kësaj të enjteje se një nga shkaqet e aksidenteve rrugore me vdekje janë edhe makinat e vjetra.
Ai tha se shpesh njerëzit i marrin makinat e vjetra për të kursyer sado pak, apo për të mos tejkaluar buxhetin, por shpesh ato janë të kalbura nga brenda dhe gjatë aksidenteve përthyen duke u marrë edhe jetën njerëzve brenda.
“Te ne akoma ka automjete të vjetra. Në Greqi 5 persona humbën jetën në aksident. Po të vëmë re atë makinën, ajo thuajse është shtypur fare, kjo vjen për shkak të shpejtësisë që kanë pasur dhe të forcës kundërshtuese që ka pasur kamioni përball.
Nuk duhet të harrojmë se makinat e reja, janë të forta dhe nëse do të ishte një makinë tjetër, probabiliteti që të humbnin jetën të 5 do të ishte më i vogël. Pse? Makinat e vjetra që ne i blejmë se kaq e kemi buxhetin, janë të kalbura nga poshtë, ato përthyen bëhen si sanduiç dhe i vrasin njeërzit që kanë brenda”,-tha eksperti rrugor Gëzim Hoxha.
LEXONI GJTIHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 07:51 Vijojnë radhët e gjata në Kapshticë, pritje deri në tre orë
- 07:44 Zjarret në jug të Francës, 3000 persona evakuohen nga destinacionet turistike, jahti përfshihet nga flakët në port (VIDEO)
- 07:38 Portugalia fiton superndeshjen, Kroacisë i anulohet një gol në fund
- 07:34 Mamdani: Hebrenjtë janë shënjestër e më shumë se gjysmës së krimeve të urrejtjes në Nju Jork
- 07:33 Medvedev: Finlanda do të jetë ndër objektivat e armëve bërthamore ruse
- 22:49 “Më shumë se futboll”: Bosnja para ndeshjes historike me SHBA-në