Aksioni opozitar, aleatët e zhgënjyer: Duhet një kandidat për zgjedhjet lokale

25 Shtator 2022 | 20:11

U paralajmërua një shtator i vrullshëm protestash, por Partia Demokratike duket se është ende në fazë organizimi.

Të hënën në orën 17:00 Sali Berisha do të mbledhë këshillin kombëtar të PD-së për ë  diskutuar rreth situatës politike, ndërsa pritet të merren vendime të rëndësishme sa i takon aksionit opozitar, për të cilin PD haptazi ka pranuar se është në një aleancë me partinë e lirisë.

Por ata që kanë qenë historikisht aleatët tradicionalë të Partisë Demokratike, si PR, LZHK, PDIU, dhe PAA nuk duken shumë optimistë sa i takon bashkëpunimit PD-PL, aq më pak kur opozita rrezikon ende të dalë me 2 kandidatë në zgjedhjet vendore të 2023-shit, për shkak të përçarjes në kampin blu.

“E gjithë opozita duhet të ketë një kandidat. Gjykimi im është se ideja e primareve nuk funksionon brenda një partie politike apo strukture politike, duhet të ketë primare të hapura”- tha Fatmir Mediu.

“Sa më shpejt të jetë e mundur, duhet të gjejmë pika bashkëpunimi dhe jo pika ndarje. Këtu nuk bëhet fjalë sa i fortë është Berisha apo Meta, këtu për politikën janë të fortë të dy. Janë karizmatik, kanë vota po është e pamundur të sjellin opozitën në pushtet nëse nuk grupohen të gjithë bashkë. Të dalin me një kadidaturë”-tha Agron Duka.

Kritik është edhe kreu i PDIU Shpëtim Idrizi, së bashku me Kryetarin e LZHK, Dashamir Shehi, i cili nuk e fsheh as zhgënjimin se deri më tani nuk kanë pasur asnjë ftesë për bashkëpunim.

“Ajo që ka qenë mangësia gjatë gjithë kohës e opozitës, është fakti që është shumë e zonja për të denoncuar por gjithmonë i ka munguar krahu tjetër i ekuacionit. Pra i duhet jo vetëm të denoncojë, por i duhet të ketë një program shprese dhe një ekip të ri e një program të ri”- tha Shpëtim Idrizi

“Deri më tani s’kemi parë ndonjë aksion por nëse do të na kishin ftuar do të jepnin idetë tona”- u shpreh Dashamir Shehi.

Sali Berisha ka paralajmëruar protesta dhe greva në të gjithë vendin, ndonëse deri më tani nuk ka bërë publike asnjë datë.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026