Aktivisti i mjedisit, Adriatik Kurti tha në një intervistë për “Good morning Albanians” në Euronews Albania se këtë vit në plazhe ka 2-fish më shumë mbeturina.
Sipas tij për nga ndotja, në plazhet e Shqipërisë, kryeson Durrësi.
“Shqiptarët përgjithësisht kanë qëndruar shumë pasiv në aksionet e pastrimit dhe kanë qenë të huajt ata që bashkohen. Në shumicën e rasteve, shqiptarët mendojnë se ne jemi një brigadë pastrimi e bregdetit, e kemi punën tonë, na thërrasin t’iu marrim mbeturinat dhe nuk bashkohen. Është pjesë e kulturës dhe mentalitetit fatkeqësisht. Jemi përballë një situatë ku ka fluks turistësh. Ka më shumë turistë se vjet dhe në këto kushte ne duhet të ishim të përgatitur për një masivitet ndotjeje po them unë, sepse këtë vit emetohen më shumë mbetje nga çfarë emetoheshin vitin e kaluar, gati 2-fish më i lartë. Në këto kushte ne duhet të ishim përgatitur edhe për pikat e grumbullimit sepse Durrësi përveç çështjes së ndotjes ka dhe problemin e pikave të grumbullimit,” – u shpreh Kurti.
LEXONI GJITHASHTU:
- Rrezikoi jetën e plazhistëve në det, e pëson drejtuesi i gomones
- Sekuestrohen 190 shezlongë dhe 95 çadra në plazhin e Gjipesë, 4 nën hetim