Alarmi nga pijet me sheqer, ISHP: 20% e fëmijëve konsumatorë
Pijet me gaz dhe sheqer të shtuar janë shpesh tundimi më i madh i fëmijëve, veçanërisht në ditët e nxehta të verës. Studimet e realizuara nga ISHP, faktojnë se për 1 në 5 fëmijë të grupmoshës 11-15 vjeç ato janë pjesë e dietës së përditshme.
“20% e fëmijëve 11, 13 dhe 15 vjeç konsumojnë një pije të ëmbëlsuar çdo ditë, në krahasim me mesataren e Evropës që është 15%, kjo prevalencë ka ardhur duke u ulur në 2014 ka qenë 28%, ka shkuar në 25 % dhe sot jemi 20% por përsëri jemi mbi nivelin evropian”.-tha Rudina Çumashi, specialiste e ISHP.
Ekspertët kanë faktuar se konsumim I këtyre pijeve , është më I lartë mes djemve krahasuar me vajzat, e po ashtu 15 vjeçarët konsumojnë më shumë se ato 11 vjeç. nisur nga kjo situatë speicalsititët e ISHP japin alarmin se këto pije kanë ndikime negative në shëndet.
“Mund të përmendim rritjen e rrezikut të obeziteti, konsumimi I rregullt lidhet me shtimin në peshë dhe obezitetin, kjo pasi këto pije të ëmbëlsuara nuk kanë vlera ushqyese por kalori të tepërta, sheqeri kanë ndikon në karisin dentar dhe prishjen e dhëmbëve, rreziku i diabetit tip 2
Por problemet nuk ndalen këtu.
“Studime të ndryshme kanë treguar lidhjen me probematika të ndryshme të shëndetit mendor, dhe ankthin dhe depresionin”,-Rudina Çumashi.
Përdorimi në kohë I këtyre pijeve me sheqer të shtuar ka pasoja edhe në moshat adulte.
“Probleme në zemër, sëmundje kardio, goditje në tru, problematika në mëlçi probleme në kocka rrit rrezikun për osteoporoze”.
Specialistët rekomandojnë që të ndalohet përdorimi I këtyre pijeve në moshat e vogla dhe përfshirja në dieta, lëngjet e frutave natyral .
Fusha e Maliqit që njihet për kultivimin e grurit, këtë vit ka afro 900 ha tokë më pak të mbjellë. Sipas fermerëve shkak është bërë konkurrenca e pandershme me fermerët e rajonit dhe importin e sasive të mëdha nga Serbia.
LEXONI GJITHASHTU:
“Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve
Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks
Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 10:22 Qeveria austriake merr vendimin, ndërtesa ku lindi Hitleri do të bëhet komisariat policie
- 10:20 Nga kreu i FIFA-s te Kombet e Bashkuara, Trump dëshiron që Infantino të bëhet Sekretar i Përgjithshëm i OKB-së
- 10:11 Orban thirrje mbështetësve të ngrihen kundër ‘tiranisë’ së kryeministrit Magyar: Të rivendosim demokracinë
- 10:07 I akuzuar për lidhje me SHBA-në dhe Izraelin, Irani ekzekuton një tjetër të dënuar
- 09:52 Haxhiu: Të premten do të caktoj datën e seancës konstituive të Kuvendit
- 09:49 Pas pezullimit shumëvjeçar, SHBA rikthen fluturimet direkte drejt Libanit. Trump jep dritën jeshile