Alfred Moisiu tregon një anekdotë që përshkruan opozitën
Ish-presidenti Alfred Moisiu zgjodhi një anekdotë për të përshkruar opozitën sot.
I ftuar në Euronews Albania ai tha: “Është si puna e asaj anekdotës që tregojnë për bariun për ujkun. I thoshte ujku, ujku dhe kënaqej kur ngrihej fshati, kur erdhi ujku me gjithë mend nuk u ngrit nga vendi fare”.
Sipas Moisiut opozita i ka humbur vlerat.
Në këndvështrimin e tij “të gjitha janë bërë lëmsh” e tani nuk kuptohet çfarë është e drejtë dhe e padrejtë.
Ndërkaq, Moisiu tha se mbështet ‘Open Balkan’ dhe se fjalimi i kryeministrit Edi Rama në asamblenë e Këshillit të Europës në Strasburg ishte me vlerë dhe duhet të bënte bashkë të gjithë shqiptarët.
Ish-presidenti sqaroi gjithashtu se vizitoi Thaçin në Hagë për t’i treguar botës lufta e Kosovës ka qenë e drejtë, nuk mund të quhet luftë terroriste.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 16:07 Çfarë është ciklosporiaza, sëmundja që ka shpërthyer në SHBA
- 15:57 U zhduk në Ngushticën e Hormuzit, 30-vjeçari indian konfirmohet i vdekur
- 15:50 Andy Burnham zgjidhet lider i ri i Laburistëve në Britani: Premton ndryshim dhe rikthim të pushtetit te komunitetet
- 15:22 Tentoi të vriste 59-vjeçarin me thikë pas një konflikti në lokal, arrestohet 43-vjeçari në Elbasan
- 15:15 SHBA-të do t’i shesin 1.96 mld usd armatime Arabisë Saudite
- 14:45 Pas sulmeve të SHBA-së në infrastrukturën energjetike, Teherani thirrje qytetarëve: Zvogëloni konsumin e energjisë