Ali Ahmeti: Një marrëveshje sot në Ohër ndikon te stabiliteti në Ballkan

18 Mars 2023 | 16:01

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti tha në një intervistë për Euronews Albania se një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë do të ndikojë drejtpërdrejtë në stabilitetin e Ballkanit Perëndimor.

Ai shprehu urimet që palët të mund të sheshojnë marrëveshjet.

“Ky dialog ndërmjetësohet nga Bashkimi Europian, i iniciuar nga dy vende tepër të rëndësishme të Evropës, nga Franca dhe Gjermania, i mbështetur pa asnjë hezitim nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sepse Amerika është e interesuar për një Ballkan stabël, për paqe të qëndrueshme dhe për marrëveshje të arritshme që nuk dëmtohet asnjë palë, por as nuk reflekton dëme për rajonin e më gjerë në Ballkanin Perëndimor,” – u shpreh Ahmeti.

Sipas tij çdo marrëveshje që arrihet, bëhet me kompromis dhe sado fillimisht kompromisi mund të mos i kënaqë plotësisht, palët duhet të kuptojnë që ajo është zgjidhja më e mirë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026