Ali Ahmeti shprehet optimist: Kurti dhe Vuçiç mund të arrijnë një marrëveshje

Ali Ahmeti
18 Mars 2023 | 12:36

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti deklaroi sot se Kosova në fund të procesit te dialogut me Serbinë duhet të shkojë drejt njohjes ndërkombëtare dhe pranimit në OKB.

Nga Ohri, Ahmeti u shpreh optimist se sot mund të arrihet një marrëveshje mbi planin e Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi si dhe aneksin për zbatimin e tij.

“Si proces përfundimtar Kosova duhet të shkojë përpara drejt njohjes ndërkombëtare si shtet dhe avancimi i Kosovës dhe pranimi në gjitha insitucionet ndërkombëtare, në OKB dhe të vazhdojë anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe NATO”, theksoi ai.

Ahmeti, së bashku me ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut zhvilluan një takim më herët gjatë ditës së sotme me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026