Alibeaj debat me Çanin: Verifikojini! Berisha përdor kundër meje akuzat e Tahirit
Enkelejd Alibeaj tha se akuzat që Sali Berisha ka bërë ndaj tij dhe vëllait të tij janë të pavërteta.
Ai tha për “Now” në Euronews Albania se këto akuza janë hedhur ndaj tij në 2015 dhe në atë kohë ka qenë edhe vetë Berisha që i ka mohuar.
Pjesë nga debati:
Enkelejd Alibeaj: Ja si është historia. Po ta them ty që t’ia thuash edhe Sali Berishës. Në vitin 2015 pas zgjedhjeve lokale unë isha personi i cili në Partinë Demokratike mbuloja rendin dhe sigurinë. Unë isha denoncuesi i kanabizimit të Shqipërisë, kur ministër ishte Saimir Tahir. Ishte ai që nxori një histori për vëllain tim.
Arian Çani: Alibeaj për çafër po flet?
Enkelejd Alibeaj: Po flas për atë që po më akuzon.
Arian Çani: Ti s’më ke dëgjuar pyetjen.
Enkelejd Alibeaj: Ata po më akuzojnë për atë që Saimir Tahiri ka thënë për mua në 2015.
Arian Çani: Të akuzon për vëllain në burg.
Enkelejd Alibeaj: Nuk është e vërtetë. Sali Berisha ka marrë akuzën e bërë 7 vite më parë nga Saimir Tahiri.
Erla Mëhilli: Po e kanë thënë mediat e huaja.
Enkelejd Alibeaj: Është e pavërtetë. Sali Berisha flet me gojën e Tahirit. Verifikojeni ju jeni gazetar.
LEXONI GJITHASHTU:
“Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve
Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks
Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 08:58 Kryeministri i ri i Britanisë premton se do të kufizojë koston e biletave të autobusëve
- 08:51 Kush është Mykhailo Drapatyi, shefi i ri i ushtrisë së Ukrainës?
- 08:44 Mamdani pranon se nuk mund ta arrestojë Netanyahun nëse viziton Nju Jorkun për Asamblenë e OKB-së, zbulon arsyen
- 08:38 Demokratët kritikojnë administratën Trump për financimin e luftës kundër Iranit
- 08:33 Moti i keq në vend, ndërron jetë elektricisti i OSHEE-së në Himarë gjatë punës për rikthimin e energjisë
- 08:30 Gjykata në SHBA anulon vendimin që liroi aktivistin pro-palestinez, Mohsen Mahdawi