Alpinistja 62-vjeçare: Dua të pi raki kur ulem me shoqërinë

11 Nëntor 2022 | 07:25

Alpinistja Ladi Sulo thotë se preferon të konsumojë raki kur ulet me shoqërinë e saj.

Në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, 62-vjeçarja u shpreh se konsumon një gotë raki në ditë, megjithatë nënvizoi se nuk duhet të abuzohet.

Sipas saj, rakia nuk ka të bëjë me jetëgjatësinë e njeriut, por ngjitja në mal ndikon në të.

“Tequila-n e kam provuar sigurisht, për kuriozitet. Unë pi raki. E vërteta është se unë e marr nga Përmeti, nga vendlindja ime. Fatkeqësia është që nuk pi dot atë që marr, sepse dua atë që është në klub, sepse ulesh me një shoqëri dhe shtyhet muhabeti.

Sigurisht, me shoqëri po, edhe e Skraparit është e mirë. Megjithatë sot kudo në Shqipëri prodhohet raki e mirë. Unë nuk jam shumë dakord, sepse alkooli të krijon edhe probleme, unë pi një teke në ditë”, theksoi ajo.

Gruaja 101-vjeçare Mary Flip zbuloi se “sekreti” i jetës së saj të gjatë dhe të lumtur është tequila – teksa ngriti dolli për ditëlindjen e saj historike me “Guinness dhe kërcim” e cila është nga Illinois, por tani jeton në Arizona, e vlerëson dashurinë e saj për tekilën.

Mesa duket, alpinistja Ladi Sulo mund të konkurrojë 101-vjeçaren dhe ajo nuk preferon tequila, por raki.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024