Amnistia, ‘molla e sherrit’, këndvështrimet e ndryshme të Ramës dhe ndërkombëtarëve

17 Tetor 2022 | 18:28

Kryeministri Edi Rama është shfaqur kritik ndaj ndërkombëtarëve në lidhje me qëndrimet e tyre për amnistinë fiskale. 

Ai i konsideron mungesë respekti reagimet kundër të ambasadave dhe përfaqësive perëndimore në Tiranë.

“T’i vish Shqipërisë dhe t’i thuash që amnistia, përse është diçka e papranueshme është mungesë respekti për Shqipërinë dhe qeverinë e Republikës së Shqipërisë, të gjithë miqve të shtrenjtë dhe partnerëve tanë u do t’u them respekti reciprok është A-ja e punës time në funksion të drejtimit të qeverisë”, thoshte Rama më 15 korrik.

Zyra e BE u përgjigj me Ambasadoren Christiane Hohmann që foli pas dorëzimit të raportit të progresit.

 “Miratimi i një amnistie tatimore dhe penale, kundër këshillave të BE dhe Moneyval mund të vërë në rrezik luftën kundër korrupsionit dhe pastrimit të parave”, nënvizoi zyra e BE.

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim është shfaqur më e drejtpërdrejtë.  

“Duhet të zgjidhni kush e ka në dorë këtë vend. Do ta kenë njerëzit e zakonshëm? Do ta kenë kriminelët? Kush do të ketë në pronësi tokën tuaj, të gjithë ato hotele dhe kush do të marrë përfitimet?”, deklaroi diplomatja.

Rama iu përgjigj në një intervistë të dhënë për Euronews Albania.

 “Doni përgjigjen time për Ambasadoren Amerikane meqë paska thënë këtë, e refuzoj kategorikisht këtë gjuhë që udhëheqësit duhet të zgjedhin se kush do ta qeverisë këtë vend, qytetarët apo kriminelët. për sa më takon, e kam bërë zgjedhjen me kohë. Të akuzosh En Block nuk ndihmon në luftën kundër pastrimit të parave, por krijon një mjegull të madhe ku të vetmit përfitues janë kriminelët dhe pastruesit e parave”, theksoi kreu i qeverisë.

Përmbajtja në këtë rast ndryshon nga ajo e muajit mars, kur publikisht shkëmbeheshin batuta. 

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026

Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar djalin e themeluesit të dyqanit të modës Mango për vrasjen e dyshuar të babait të tij miliarder, i cili vdiq në dhjetor...
10:48 | 19/05/2026

Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata

Gazetari, Dorand Vojka në një lidhje live nga SHBA-ja për emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me luftën në...
21:32 | 24/04/2026