Andia Ulliri nuk e merr mandatin as në KAS, Arjan Ndoja konfirmohet fitues në Durrës
Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) vendosi këtë të mërkurë të lërë në fuqi vendimin e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, për shpalljen e kandidatëve fitues në qarkun e Durrësit, duke rrëzuar ankimimin e kandidates së Partisë Demokratike, Andia Ulliri.
Ulliri pretendonte se mandati duhej t’i jepej asaj, mbështetur në kuotën ligjore për përfaqësimin gjinor duke argumentuar se, sipas rregullit që garanton përfshirjen e gjinisë më pak të përfaqësuar, i takonte të zëvendësonte kandidatin e shpallur fitues, Arjan Ndoja.
Vendimi i KAS hyn në fuqi menjëherë, por ndaj tij mund të bëhet ankim në Kolegjin Zgjedhor, pranë Gjykatës Administrative të Apelit, brenda pesë ditëve nga shpallja. Argumentet përfundimtare të vendimit do t’u dorëzohen palëve ditën e nesërme.
Përfaqësuesi ligjor i Ullirit, Indrit Sefa, deklaroi se Komisioneri Celibashi ka interpretuar gabim dispozitat e Kodit Zgjedhor, duke sjellë në vëmendje nenin 64 të Kushtetutës, që kërkon që një në tre deputetë të jetë nga gjinia më pak e përfaqësuar.
Sipas Sefës, lista e kandidatëve është unike dhe përbëhet nga dy kategori: ata me renditje të fiksuar dhe ata që i nënshtrohen votimit parapëlqyes, ndaj përfaqësimi gjinor duhet të merret parasysh në shpërndarjen përfundimtare të mandateve.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta