Anëtar në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Shabani: Cila do të jetë detyra ime
Endri Shabani nga “Nisma Thurje” është zgjedhur anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës.
Në një intervistë për Euronews Albania ai theksoi se detyra e tij është që të përcjellë problemet e qytetarëve në Këshill.
Ai komentoi dhe zgjedhjet e 14 majit duke thënë se në qendrat e votimit nuk ka pasur probleme por ama sipas tij ka dhe vota që janë blerë.
“PS në Këshillin bashkiak të Tiranës në Këshillin Bashkiak, që do të thotë se mundësia për t’u imponuar në disa çështje është më e vogël. Ne kemi paguar 80 milionë euro se sa kemi shpenzuar. Unë do përpiqem tu jap zë qytetarëve të Tiranës.
Kaq mundësi më kanë dhënë qytetarët e Tiranës në mënyrë që të çojë një problematikë në këtë këshill bashkiak. Pas katër vitesh do kërkojmë të njëjtën gjë ose për diçka. Transporti është një problem që duhet të zgjidhet me patjetër.
Ajo që ka ndodhur në Shqipëri në zgjedhje është se humbësi në mënyrë që të mos mbaj përgjegjësi për humbjen është përpjekur që të delegjetimoj procesin”- tha ai.
Ai shtoi mes të tjerash se njerëzit e kanë humbur besimin te vota, ndaj në këto zgjedhje kishte një pjesëmarrje shumë të ulët.
“Njerëzit e kanë humbur besimin te vota. Ajo që po paguajmë ne sot është se 60% e qytetarëve nuk votuan. Ata mendojnë se vota e tyre do vidhet, nuk do të numërohet, ose të gjithë janë njëlloj. Nuk kam parë probleme në qendrat e votimit. Unë jam i bindur që ka pasur blerje të votës e presion ndaj administratës që të votojnë në mënyrë të caktuar, por ama ka ende njerëz që nuk e kanë shitur votën dhe as nuk u është bërë presion. Ka ende njerëz të lirë që ne mund t’i fusim në votime dhe tu rikthejmë besimin te politika”- shtoi ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 15:22 Britania e Madhe: Do të shpallim Gardën Revolucionare Islamike të Iranit organizatë terroriste
- 15:19 Kritik i luftës në Ukrainë, politikani rus Boris Nadezhdin arrestohet nga policia
- 15:12 Strategjitë e mbrojtjes “Vepro vetëm”, reagon Macron: Një absurditet
- 15:10 Franca mbyll përkohësisht tre reaktorë bërthamorë teksa vala e të nxehtit intensifikohet
- 14:46 Bullgaria bllokon sanksionet e BE-së ndaj Patriarkut Kirill dhe oligarkut Vagit Alekperov
- 14:39 New York Times: Arrestohet Mahmoud Ahmadinejad, dyshohet për lidhje me Mossad-in