Anija me turistë francezë mbërrin në Vlorë

Ebrieta Macaj
21 Prill 2022 | 14:22

Mëngjesin e së enjtes ka mbërritur në Portin e Vlorës kroçera ‘La Belle de L’Adriatique’. Megjithëse me një numër të vogël turistësh në bord, ajo konsiderohet si një shenjë e mbarë për fillimin e sezonit turistik në qytetin e Vlorës.

Bëhet fjalë për rreth 70 turistë kryesisht nga Franca, të cilët pas mbërritjes janë nisur për të vizituar Apoloninë në Fier dhe Beratin.

Turistët kanë mbërritur nga porti i Dubrovniku në Kroaci dhe ata do të qëndrojnë vetëm disa orë n në Shqipëri, pasi rreth orës 22:00 do të largohen.

Vlora ende nuk ka një port jahtesh. Me zhvendosjen e portit industrial në zonën e Triportit, në portin e ekzistues do të krijohet mundësi për ankorimin e mjeteve lundruese luksoze.

‘La Belle de L’Adriatique’ është një anije turistike që kryen udhëtime në ishujt kroatë, Malin e zi, Qipro dhe ishujt e Greqisë.

E ndërtuar në 2007 ajo ka një kapacitet për të akomoduar 198 pasagjerë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zvezda pa ujë të pijshëm, banorët protestojnë sërish për investimin 600 mijë euro

Për të disatën herë, edhe këtë të hënë, banorët e fshatit Zvezdë në bashkinë e Maliqit janë ngritur në protestë për ujin e pijshëm. Sipas...
07:45 | 27/07/2026

Reforma territoriale, banorët e Prrenjasit kundërshtojnë bashkimin me Librazhdin

Ndarja e re territoriale dhe mundësia e bashkimit të Bashkisë Prrenjas me Librazhdin, kanë nxitur reagimin e qytetarëve, të cilët janë organizuar në një Aleancë...
09:56 | 26/07/2026

Humbi shikimin dhe njërin gisht në fëmijëri, por jo ëndrrën: Historia frymëzuese e klarinetistit Nevruz Bramo

Nevruz Bramo humbi shikimin dhe një gisht të dorës në moshën 10-vjeçare nga shpërthimi i një mbeturine luftarake që do t’ia ndryshonte jetën përgjithmonë, por...
16:54 | 25/07/2026