English

Apartamente, automjete dhe llogari bankere, SPAK sekuestron pasuritë e Gëzim Çelës

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Me urdhër të SPAK janë sekuestruar pasuritë e Gëzim Çelës dhe personave të tjerë të lidhur e të implikuar në operacionin “flakë në det”.

- Advertisement -

Përmes një komunikate zyrtare prokuroria bën me dije se janë sekuestruar disa apartamente dhe njësi biznesi në Tiranë, automjete, si dhe shuma të konsiderueshme parash.

Një pjesë e pasurive të sekuestruara janë në emër të Miranda Thardorit ish-bashkeshortes së Gezim Çelës dhe të vëllait të tij Naim Çela.

NJOFTIMI I SPAK:

Në kuadër të veprimeve hetimore e proceduriale, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, bazuar në Ligjin Nr. 10 192, datë 03.12.2009, “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, (i ndryshuar), me vendimin Nr. 13, datë 17.03.2024, ka pranuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme, duke vendosur masën provizore të sekuestros të pasurive si më poshtë:

  1. Pasurisë së llojit “Njësi Tregëtare”, me sipërfaqe 237 m2, në pronësi të shtetases M.Th., e ndodhur në Tiranë, me çmim shitje 321 120 Euro (sipas kontratës së porosisë së datës 18.02.2008);
  2. Pasurisë së llojit “Apartament”, me sipërfaqe 74 m2, në pronësi të shtetases M.Th., e ndodhur në Tiranë, me çmim shitje 42 200 Euro;
  3. Pasurisë së llojit “Apartament”, me sipërfaqe totale 77, 2 m2 në pronësi të shtetases M.Th., e ndodhur në Tiranë, me çmim shitje 40 000 Euro;
  4. Automjetit BMW X3 3.0D, në pronësi të shtetasit N.Ç.;
  5. Automjetit furgon i markës Mercedes Benz, Tipi 639, Modeli Vito 109 CDI, në pronësi të subjektit N.Ç.;
  6. Shuma monetare në total prej 4 576 585 Lekë, në llogaritë bankare të shtetasit N.Ç;
  7. Shuma monetare në total prej 57 219 Euro, përkatësisht në llogarinë bankare të shtetasit N.Ç. dhe e sekuestruar CASH shtetasit G.Ç;
  8. Subjektin “X…….” sh.p.k., me administrator dhe ortak të vetëm shtetasin G.Gj, të gjitha asetet e tij, si pasuri të paluajtshme, pasuri të luajtshme, llogari bankare etj, duke përfshirë dhe pasuritë e luajtshme, automjetet si më poshtë vijon:
  • Volkswagen Golf, prodhim i vitit 2015;
  • B.M.W., prodhim i vitit 2011;
  • Volkswagen, prodhim i vitit 2006;
  • Audi, prodhim i vitit 2007;
  • B.M.Ë., prodhim i vitit 2004;
  • Fiat “Doblo”, prodhim i vitit 2014;
  • Mercedez Benz, prodhim i vitit 2010;
  • Daimler Chrysler, prodhim i vitit 2007;
  • Volkswagen Golf, prodhim vitit 2009;
  • Volkswagen Golf Tdi, prodhim i vitit 2016

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?