Arjan Çani: 600 milionë euro nuk po firmosen nga frika e SPAK
600 milionë euro nga buxheti i shtetit kanë ngelur pa u përdorur pasi politikanët i druhen SPAK-ut”,-kështu tha gazetari Arian Çani këtë të enjte në “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania.
Ai tha se ky fakt përbën një lajm shumë të keq për një vend si Shqipëria ku problemet janë të shumta, por politikanët kanë frikë përballjen me drejtësinë.
“Politikanët janë zgjedhur nga populli që të qeverisin dhe të bëjnë ligje kur janë në pushtet. Ç’është kjo frikë? Pse duhet të kenë frikë? Ka një gjë, sot është lajm i keq sepse 600 milionë euro nuk janë përdorur nga buxheti i shtetit, nga frika për të firmosur.
Për mua në një vend si Shqipëria ku ka me qindra mijëra halle, kanë ngelur pa u përdorur 600 milionë euro, kjo për mua është një lajm tmerrësisht i keq”,-tha Arian Çani.
LEXONI GJITHASHTU:
Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 14:25 Franca, Spanja dhe Holanda dërgojnë ekipe kërkim-shpëtimi në Venezuelë
- 14:21 Ish-themeluesi UÇK-së, Xhavit Haliti: Goxhaj të tregojë kë ka pasur komandant
- 14:19 Momenti kur makina merr përpara tifozët në Meksikë, disa të plagosur (VIDEO)
- 14:13 Abuzuan me fondet e ndihmës ekonomike, lëshohen masat e sigurisë për 6 funksionarë publikë
- 13:52 Studimi: Emigracioni ka nxitur ndjeshëm rritjen ekonomike në vendet e pasura
- 13:51 Shkon në 5 numri i viktimave nga vala e të nxehtit në Itali, temperaturat priten të kalojnë 40 gradë