Arrestohet 66-vjeçari në Memaliaj, kultivonte kanabis në tokën e tij
12 Qershor 2024 |
13:34
Polica në Memaliaj ka arrestuar një 66-vjeçar i cili kultivonte bimë narkotike të llojit kanabis sativa.
Në kuadër të operacionit të koduar “Territori i pastër” u vu në pranga shtetasi N. H., 66 vjeç, banues në fshatin Toç, bashkia Memaliaj.
Ky shtetas sipas policisë dyshohet se ka kultivuar në një sipërfaqe toke në këtë fshat, 77 bimë narkotike kanabis sativa, të cilat u asgjësuan nga Policia, me anë të djegies.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
LEXONI GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
PD mbyll procesin e ristrukturimit të partisë, zbardhen emrat e ekipit te ri drejtues
Partia Demokratike ka përmbyllur procesin e ristrukturimit të organeve drejtuese, duke zgjedhur tre nënkryetarë të rinj, Sekretariatin e ri dhe Komisionin e Apelimit. Komisioni Zgjedhor...
Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, viktima është ndjerë keq brenda ambienteve...
Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
- 08:02 Zelenskyy shkarkon Ministrin e Mbrojtjes, Mykhailo Fedorov konfirmon largimin
- 07:47 PD mbyll procesin e ristrukturimit të partisë, zbardhen emrat e ekipit te ri drejtues
- 07:39 OBSH: Inteligjenca artificiale në shëndetësi po ecën më shpejt se rregullat
- 07:37 Argjentina përmbys Anglinë 2-1 dhe siguron finalen e Kupës së Botës
- 07:33 Hegseth: Ushtria amerikane do t’i nënshtrohet testeve për testosteronin
- 07:29 SHBA, Japonia dhe Koreja e Jugut forcojnë bashkëpunimin për sigurinë, në përgjigjie të kërcënimeve bërthamore