Arrestohet portugezi i dyshuari për vrasjen e Nikulajt
Autori i dyshuar për vrasjen e Ardian Nikulajt në Shëngjin, portugezi Ruben Saraiva, është arrestuar këtë të hënë në Marok.
Policia marokene, pas shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Rabat, Marok, ka bërë të mundur lokalizmin në Rabat, Marok, kapjen dhe vënien në pranga, me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë të 28-vjeçarit.
Tashmë ka ngelur dhe një shtetas në kërkim për vrasjen e Nikulajt. Bëhet fjalë për Harry Simson, shtetas britanik
Edmond Haxhia, Stephen Hunt dhe Thomas Mithan u arrestuan gjatë një operacioni të Agjencisë Kombëtare të Krimit (National Crime Agency).
Edmond Haxhia me shtetësi shqiptare dhe britanike, është djali i dajës së Elton dhe Klodian Lestakaj, të cilët 7-vite më parë akuzonin Ardian Nikulaj dhe Arben Nikulajn për vrasjen e dy familjarëve të tyre. Stephen Hunt dhe Thomas Mithan janë me shtetësi britanike. Harriet Bridgeman është arrestuar gjithashtu. Roli i saj në grup ishte ai i vëzhgueses.
LEXONI GJITHASHTU:
Policia e Durrësit kontrolle për ndotjen akustike në zonat turistike, monitorohen lokalet me muzikë
Ra nga shkëmbi në ujërat e lumit Mat, gjendet trupi i pajetë i 39-vjeçarit
Muçi debaton me Ballën: Përballë nuk ke më Berishën, por rininë shqiptare
- 13:03 Emërimi i përfaqësuesit të ri të lartë për Bosnje dhe Hercegovinën në axhendën e ministrave të BE-së
- 12:59 Policia e Durrësit kontrolle për ndotjen akustike në zonat turistike, monitorohen lokalet me muzikë
- 12:55 Gjiknuri: Qeveria gati të financojë me mbi 50 milionë euro votimin elektronik
- 12:48 Të tjera viktima në Gaza nga sulmet izraelite, arrin në 73,200 numri i të vdekurve
- 12:44 Gjermani Dirk Schubel emërohet përfaqësues i posaçëm i BE-së në Kosovë
- 12:39 Ra nga shkëmbi në ujërat e lumit Mat, gjendet trupi i pajetë i 39-vjeçarit