Arsimi në RMV, propozohet anulimi i maturës dhe shtyrja e regjistrimit në shkolla

29 Prill 2020 | 14:57

Ministria e Arsimit dhe Shkencës në Maqedoninë e Veriut po shqyrton mundësinë për anulimin e maturës shtetërore për këtë vit. Drejtuesi i kësaj ministrie, Arbër Ademi thotë për Euronews Albania se ky opsion është duke u shqyrtuar seriozisht dhe këto ditë pritet vendimi final, por megjithatë, maturantët do të duhet të kalojnë testet kualifikuese në fakultetet ku do të konkurrojnë.

“Ne shpresojmë që ditën e nesërme të diskutojmë për planin e ri për arsimin për të cilin e kemi ofruar dhe kemi përgatitur si ministri e Arsimit dhe Shkencës. Një nga çështjet në këtë plan, është që shkollat fillore dhe të mesme të mos hapen deri në qershor, por kjo është vetëm nga masat që ne i propozojmë, sepse ka edhe një sërë masash të tjera, që kanë lidhje me aktivitet rrjedhëse normale. Një nga opsionet që seriozisht po shqyrtohet është anulimi i tërësishëm i maturës shtetërore për këtë vit shkollor”, tha Ademi.

Nga ana tjetër vlerësohet se pavarësisht disa kufizimeve, të gjithë shkollat në Maqedoninë e Veriut janë duke zhvilluar mësim online dhe për këtë shkak është e panevojshme që ky vit shkollor të shpallet i dështuar dhe të përsëritet.

“Jo, nuk mund ta konsiderojmë këtë vit shkollor si vit të dështuar. Pengesa të procesit mësimor nuk kemi, përjashton tetë ditët e para. Njësitë mësimore të humbura po kompensohen nga mësimdhënësitNë momentin kur sollëm dekretin , ne parashikuam një dispozitë konkrete që gjatë kësaj periudhe të mund të bëhet vlerësim  i nxënësve dhe studentëve. Pra, nxënësit po notohen (vlerësohen) dhe nuk ka pengesa dhe arsye që të konsiderojmë këtë çështje si të dështuar. Po zhvillohet mësimi nga distanca dhe po ndërmerren të gjitha hapat që kemi planifikuar”, shtoi ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E rëndë në RMV, gjenden të pajetë 3 shqiptarë nga Kosova në një automjet të përmbysur! Ishin zhdukur dy ditë më parë

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne në Maqedoninë e Veriut, ku tre shqiptarë nga Kosova, të raportuar të zhdukur dy...
09:05 | 20/07/2026

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026