Artisti nga Gjirokastra: S’më pëlqen që fjala “shqiptar” përdoret politikisht
Julio Imeri, artist shqiptar që fillimisht e nisi karrierën si beatmaker dhe producent duke krijuar muzikë për emra të tjerë të njohur në tregun e muzikës, ka mahnitur jurinë e “The Voice of Greece“ me zërin e tij.
I ftuar në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, teksa ka rrëfyer për karrierën e tij, ndër të tjera tha se nuk i pëlqen që fjala shqiptar përdoret politikisht në Shqipëri.
Ai tha se nuk e mohon origjinën e tij. Ndërsa theksoi se për shkak të probleme politike mes Shqipërisë dhe Greqisë, shumë shqiptarë nuk tregojnë se nga vijnë.
“Unë jam prezantuar si shqiptar, sepse jam. Kam problem pjesën politike që është shumë temë e vjetër mes Greqisë dhe Shqipërisë – kjo puna e Ballkanit. Ka edhe shqiptarë që nuk thonë fare se janë shqiptarë kudo që shkojnë.
Mua s’më pëlqen, sepse vendosin titujt e artikujve në mënyrë politike, e jo për mua apo për pjesëmarrjen time në “The Voice of Greece”. Nuk e kam problem që jam shqiptar. Shqipëria është më e përfshirë në jetën sociale. Kam pasur shumë komente nga shqiptarët. Në Athinë kam pasur komente kur kam dalë jashtë. Jam surprizuar”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 08:52 “Një ushtar amerikan për çdo iranian të vrarë”, Irani kërcënon SHBA-në me hakmarrje
- 08:46 U përpoq të thyente bllokadën detare, SHBA-të sulmojnë cisternën e naftës në Gjirin e Omanit
- 08:40 Trump merr pjesë në Darkën e Korrespondentëve pas të shtënave me armë. Sulme, fyerje dhe batuta me gazetarët
- 08:25 Për herë të parë në histori, Gjykata Ndërkombëtare Penale shkarkon kryeprokurorin e saj. Akuzat ndaj tij
- 08:18 “Nuk do ta lejojmë këtë të ndodhë”, Trump paralajmëron prerë Iranin: Nuk do të ketë kurrë armë bërthamore
- 08:13 Tensionet me Iranin, Trump konfirmon vizitën e Netanyahut në Uashington javën e ardhshme