Atentati në Fier/ Gazetari tregon dyshimet dhe dinamikën, si u qëlluan nënë e bir
Një ngjarje e rëndësishme ndodhi këtë të mërkurë në Fier, ku nënë dhe bir, të cilët po udhëtonin me motor, janë qëlluar me armë nga një makinë në lëvizje.
Sipas raportimit të fundit nga Fieri, të korrespondentit të Euronews Albania, fatmirësisht djali ka devijuar motorin dhe asnjë nga plumbat nuk i ka prekur as djalin dhe as nënën e tij.
Ai thotë se gruaja është plagosur pas aksidentimit të motorit me të cilin po udhëtonte me djalin e saj, ku i biri e ka devijuar motorin për t’i shpëtuar plumbave.
“Suzana Mernica është plagosur kur motori është aksidentuar, ndërsa djali nuk ka marrë dëmtime. Plumbat e dalë nga arma e zjarrit nuk i kanë prekur. Pas raportimit të parë thuhej se Suzana ishte plagosur nga arma e zjarrit, por pas verifikimeve ajo nuk ka plagë nga arma e zjarrit, por plagë nga rënia me motor gjatë aksidentit, ku djali ka bërë manovra për t’i shpëtuar plumbave. Ajo ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën, ndërsa sipas të dhënave”, tha korrespondenti i Euronews Albania.
“Autorët e dyshuar janë Afrim dhe Ali Çimili, baba e bir, dhe bëhet fjalë për një hakmarrje të këtyre të fundit,” tha korrespondenti i Euronews Albania në Fier, Griseld Zenuni.
LEXONI GJITHASHTU:
Përfshihet nga flakët një biznes në qendër të Elbasanit
Spiropali publikon mocionin e dorëzuar në Asamble, kërkon reformimin e PS-së dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor
Po trafikonte 4 pistoleta drejt Sarandës, arrestohet 31-vjeçari në tunelin e Skërficës (VIDEO)
- 12:47 Përfshihet nga flakët një biznes në qendër të Elbasanit
- 12:29 Reagon ministrja serbe: I kërkoj falje Vuçiçit
- 12:17 Fitore e madhe për Sanchez dhe Puigdemont në Gjykatën e Drejtësisë të BE-së
- 12:12 Protesta për riorganizimin e kabinetit, Ukraina emëron kryeministrin e ri
- 12:05 BE nënshkruan marrëveshje me Ukrainën për të rritur prodhimin e dronëve
- 11:58 Një tërmet i fortë godet Zelandën e Re, sa ishte magnituda?