Auron Tare: Ka nisur transformimi i Butrintit, po bëhen restorante

8 Nëntor 2023 | 22:37

Studiuesi Auron Tare ishte këtë të mërkurë në “Now me Erla Mëhillin” për të folur për parkun Kombëtar të Butrintit.

Ai tha se në parkun e mbrojtur nga UNESCO janë bërë ndërhyrja e madje po bëhen kafene e restorante. Duke treguar pamjet satelitore të Butrintit nga sipër, Tare tha se kjo situatë në Parkun Kombëtar vjen pasi qendra arkeologjike ua ka dhënë disa të huajve pa eksperiencë  që ta menaxhojnë.

“Në parkun kombëtar po bëhen rrugë. Këto nisën sivjet, bëhet plazh, restorant, kafene. Brenda zonës pasuri botërore e UNESCO-s dhe brenda zonës Ramsar, se Butrinti është edhe në konventën e Ramsarit.

Rruga ka dy vite që është bërë. Nuk janë bërë me asnjë vendim. Kjo është gjendja e gushtit të 2023. Nuk mund të ndodh kjo kur qendra arkeologjike ua jep ca të huajve ta menaxhojnë, që s’kanë fare eksperiencë, pjesën tjetër lërja shtetit dhe ja ça ndodh”,-tha studiuesi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale

Duke komentuar protestat në Tiranë, analistja dhe pedagogia Arsejda Gjyli tha në emisionin “Now me Erla Mëhillin” se figurat që dalin në krye të protestës...
22:35 | 24/06/2026

Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, analisti Lavdrim Lita komentoi protestat në Tiranë, duke u ndalur te zhvillimet dhe perspektiva e tyre në...
22:24 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026