Avokati Daci: Urdhri i mbrojtjes, në shumë raste është shkaku i krimeve në familje

3 Dhjetor 2022 | 21:43

Avokati Jordan Daci thotë se në shumë raste, urdhrat e mbrojtjes që jepen në vendin tonë përbëjnë shkak për krimet në familje.

Në emisionin “Review” në Euronews Albania, Daci u shpreh se nuk mund të jepet urdhër-mbrojtjeje, kur gruaja dhe burri jetojnë në një shtëpi.

“Duhet të kemi parasysh që dhuna në familje është një fenomen mbarë botëror. Në të gjithë botën, trajtimi është pak a shumë i ngjashëm me trajnimin tonë. Dallimi midis mënyrës se si qaset bota me ne, është vetëm një ose dy segmente, të cilat padyshim që bëjnë një dallim të qënësishëm.

Urdhri i mbrojtjes te ne, në shumicën e rasteve, është shkaku i vetë krimit. Jep urdhër-mbrojtjeje dhe të dy janë në të njëjtën banesë. Ka kuptim? Shteti duhet të investojë në qendra të cilat bëjnë të mundur që pavarësisht se është dhunues njëri, nuk mund ta flakësh në rrugë, se po e flake në rrugë do bëjë një krim më të rëndë”, theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, Migen Qiraxhi nga “Qëndresa Qytetare” analizoi deklaratat e kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e përbashkët të grupit...
22:19 | 24/07/2026

Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari Armir Shkurti shpjegoi rolin dhe funksionimin e Kuvendit Kombëtar të protestës, duke hedhur poshtë akuzat se...
22:06 | 24/07/2026

Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun

Gazetarja Laureta Roshi ishte në një lidhje live për emisionin “Review” me Greta Topjanën, ku solli detaje nga ngjarja tragjike e kësaj të premteje në...
21:27 | 24/07/2026