Avokati “hedh poshtë” përgjimet për Çyrbjan, përplaset me zyrtarin e PD

12 Nëntor 2024 | 21:21

Avokati Arbër Hoxha tha në emisionin Now në Euronews Albania se transkriptet e nxjerra nga platforma SKY ECC lidhur me ish-deputetin socialist Jurgis Çyrbja janë të pasakta, pasi janë prerë me fragmente.

Sipas tij, pretendimet se Çyrbja ka influencuar mbi organet e drejtësisë janë të pabazuar në fakte.

“Sky Ecc është një platformë e enkriptuar si çdo platformë e META. Të gjitha janë të enkriptuara nga skaji në skaj, kushdo që e ka përdorur nuk ka qenë i paligjshëm. Nëse është përdorur për arsye kriminale këtë e thonë vetëm organet ligjzbatuese, as prokuroria e posaçme jo. Në lidhje me temën e Çyrbjas, pretendohet se është një lumë mesazhesh telenike me Altin Hajrin që lidhte me rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës, por Gjykata e Lartë me vendimin e 25 korrikut 2024 thotë që Festim Bizhdili dhe Altin Hajri nuk kanë marrë peng apo vrarë askënd. Çyrbja pretendohet se ka influencuar mbi organet e drejtësisë, mbi kë ka ndikuar? Transkriptet janë të pasakta, se janë prerë me fragmente. Nuk ka krim të organizuar në Shqipëri”, tha avokati.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026

Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë

Bashkimi Evropian ka vendosur të zgjasë edhe për 12 muaj të tjerë sanksionet ekonomike ndaj Rusisë. Këshilli Evropian rinovoi masat kufizuese të BE-së, duke pasur...
09:45 | 26/06/2026

Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)

Dy persona janë vënë në pranga nga policia në Shkodër. Ata u arrestuan lidhur me të shtënat e regjistruara mbrëmjen e së enjtes në lagjen...
09:06 | 26/06/2026