Babai i 6 fëmijëve, apel për ndihmë: 2 janë autikë, i vogli i operuar
Ladi Gjika, babai i Danielit, fëmijës që u operua për rreth 13 orë në Pediatrinë e Tiranës, ka bërë një apel për ndihmë në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania.
Ai u shpreh se është baba i 6 fëmijëve dhe përveç Danielit, i cili ka probleme me fshikëzën urinare dhe veshkat, edhe dy fëmijë të tjerë të tij janë autikë.
Ladi nënvizoi se është i vetmi që punon për të mbajtur familjen.
“Ka pasur shumë vështirësi nga ne, ne jemi shtresë që nuk kemi shumë mundësi ekonomike, por jemi munduar me ato forcat tona, duke punuar. Më shumë nusja është kujdesur për djalin. Tani për momentin, vetëm unë punoj. Nevojë kam unë për ndihmë sepse çdo ditë unë blej ilaçe, ka nevojë djali për shërbim.
Ushqimi duhet i veçantë, ka edhe probleme me veshkat. Nuk ka vetëm fshikëzën urinare, por edhe veshkat e dëmtuara. Danielit i shkon 350 mijë lekë të vjetra. Shteti ka një pagesë të vogël, 102 mijë lekë të vjetra. Problemet e mia janë shumë se kam edhe dy fëmijë të tjerë që janë me probleme të autizmit, vajza dhe djali. Vajza është 18 vjeç, ndërsa djali 16”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 09:01 Piloti që shpëtoi 155 jetë dhe bëri histori në Hudson diagnostikohet me Alzheimer
- 09:00 Pasuri të pajustifikuara, Prokuroria e Tiranës sekuestron apartamente e garazh të të dënuarit për trafik droge
- 08:53 Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje
- 08:42 Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit
- 08:37 “Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës
- 08:31 Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)