Flet babai i Danielit që u operua për 13 orë: Ka qënë në spital që 4 javësh
Ladi Gjika, babai i Danielit, fëmijës që u operua për rreth 13 orë në Pediatrinë e Tiranës, ka folur për emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania.
Ai u shpreh se operacioni ishte i vështirë, por nënvizoi se kishte besim te kirurgu Dritan Alushani, për të cilin tha se e ka ndjekur rastin e të birit, që kur ishte 4 javësh.
“Operacioni ishte i vështirë faktikisht, ne mendonim që e kishim në duart të sigurta. Doktor Tani e ka ndjekur që në fillim Danielin, që 4 javësh. Besonim që do ta realizonte me sukses. Kemi shumë besim te doktori se jemi familjarizuar me të që në fillim.
Unë kam 6 fëmijë, 4 bazja dhe dy djem. Danieli është më i vogli. Që 4 javësh ka shkuar në spital, i fryrë nga problemet urinare”, theksoi ai.
Ndërsa, kirurgu Alushani u shpreh se fëmija kishte lindur me anomali të fshikëzës urinare.
Alushani nënvizoi se fëmija ishte operuar menjëherë pas lindjes dhe shtoi se kjo sëmundje kërkon ndërhyrje të herë pas hershme.
LEXONI GJITHASHTU
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 09:51 Ushtria kolumbiane liron 39 persona të rrëmbyer nga rebelët, dy viktima dhe 5 të plagosur
- 09:46 Mundësi për një takim të ri me Trump, Netanyahu do të udhëtoj drejt Uashingtonit! Zbulohet arsyeja
- 09:36 SHBA vendos sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian
- 09:34 Lituania paralajmëron për sulme të mundshme ruse ndaj infrastrukturës, shtohen masat e sigurisë në pikat strategjike
- 09:23 Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)
- 09:20 Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve