“Babi më dhemb koka!”, rrëfimi rrëqethës i babait që humbi djalin 6 vjeç në Gërdec
Feruzan Durdaj i cili humbi djalin e tij 6-vjeçar në tragjedinë e Gërdecit, ka rikujtuar sot, pas 15 vitesh momentet e fundit të kaluara me të voglin e tij.
Në një intervistë për Euronews Albania ai ka kujtuar edhe një herë momentin e parë kur mori vesh se djali i tij i vogël ishte plagosur nga shpërthimi në fabrikën e municioneve në Gërdec dhe përpjekjet e tij për ta shpëtuar. E ndërsa kujton fjalët e fundit të 6-vjeçarit Feruzan Durdaj nuk arrin t’i mbajë lotët.
“Më thanë se në Tiranë shkuan të gjithë të plagosurit. Kam vajtur në spitalin e ushtarakut për të kërkuar tim bir. Më vjen një telefonat e më thonë e ke te spitali i djegies. Shkova atje, djali nuk reagonte.
Djalin e kam çuar në Itali, llafet e fundit që i mbaj mend tim biri ishin, “babi më dhemb koka, më dhemb barku”, kaq mbaj mend, pastaj djali ndërroi jetë në 4 prill. Ishte një koincidencë e madhe kur ndërroi jetë djali.
E solla djalin nga Italia dhe pash që politika po gëzohej sepse kishim hyrë në NATO. Ishte një vuajtje shumë e madhe nga ana ime shpirtërisht. Kur fëmija nuk e dinte se ç’ishte baruti, politikanët qeshnin dhe gëzonin se ne po futeshim në NATO”.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 19:40 Dita e 45-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”
- 19:33 Skandali në familjen mbretërore norvegjeze! Djali i Princeshës së Kurorës lirohet nga burgu, do të qëndrojë në arrest shtëpie
- 19:25 Aksident i rëndë në Cërrik, makinat përplasen “kokë më kokë”! Rregjistrohen dy viktima
- 19:19 Lavrov: Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit mbyllin dyert për marrëveshje
- 19:18 Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
- 19:14 Përfundon San Fermin, 57 të plagosur gjatë vrapimeve tradicionale me dema në Spanjë