Bajram Begaj të hënën në Kosovë, vizita e parë zyrtare si President i Shqipërisë
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Kosovë të hënën, e para që kur mori detyrën e kreut të shtetit shqiptar.
Begaj do të pritet nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e cila e ka ftuar atë me rastin e fillimit të mandatit si president.
Sipas njoftimit të publikuar nga Presidenca e Kosovës, Osmani do të presë Begajn me ceremoni shtetërore në orën 10:00, në sheshin “Ibrahim Rugova”, në Prishtinë.
Pas ceremonisë së pritjes, Osmani do të zhvillojë takim me Begaj, ndërsa si në fund të takimit do të kenë deklaratë të përbashkët për media.
Bajram Begaj mori zyrtarisht detyrën e Presidentit më 24 korrik. Ai është Presidenti i tetë i Republikës, i treti me një karrierë ushtarake para marrjes së detyrës dhe i dyti si mjek.
LEXONI GJITHASHTU
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi
- 15:50 Pa ujë e ushqim, udhërrëfyesi nepalez gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur
- 15:48 Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar