Balliu: Hapja e dosjeve do fusë në konflikt familjet
Ish-deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu tha në një intervistë për Euronews Albania se me miratimin e ligjit për hapjen e dosjeve, qeveria do të fusë në konflikt familjet.
“Ka nga ata bashkëpunëtorë sigurimi që shkon me qejf dhe ka nga ata bashkëpunëtorë sigurimi që shkonin edhe nëpër burgje, të cilët kishin vetëm një rrugë për të mbijetuar, për të spiunuar shokun ngjitur në qeli që t’i shtohej dënimi, kjo është e vërteta. Këta duan ta bëjnë sot këtë për ta futur në konflikt, konflikt të madh, jo të vogël,” – u shpreh Balliu.
Ish-deputeti propozoi që ky ligj të aprovohej vetëm për ata persona që duan të kandidojnë në një pozicion të caktuar.
Qëndrim ky që shkaktoi debat në studion e Euronews Albania, ku gazetarja Sidorela Gjoni, kundërshtoi Balliun duke i sqaruar se ligji i miratuar të enjten nuk hap asnjë dosje pa pasur një arsye të fortë ligjore.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 08:12 Lula: Trump nuk duhet të ndërhyjë në zgjedhjet presidenciale në Brazil
- 07:47 The Guardian: Policia franceze autorizohet të përdorë topa uji kundër azilkërkuesve
- 07:19 Ronaldo pas barazimit me RD Kongon: S’ishte fillimi që deshëm, nuk ka mbaruar asgjë
- 00:18 Anglia e nis me fitore, mposht Kroacinë 4-2
- 00:04 Ziadin Sela: Parlamenti Evropian e tha qartë, provimet shtetërore të jepen në gjuhën shqipe në RMV
- 23:58 Maqedoni e Veriut, gjykata heq 11 emra shqiptarë nga rrugët e Tetovës, rikthehen emërtimet jugosllave