“Bardhi e Noka dhunuan një grua”- Kulluri: Presin të shpërblehen te rrugica qorre
Sekretari i Marrëdhënieve me Publikun në PD, Edvin Kulluri, është shprehur se Gazment Bardhi dhe Flamur Noka nuk e kuptojnë se gratë nuk duhen dhunuar.
Komentet Noka i bëri në Euronews Albania, ku komentoi incidentin e ndodhur në Komisionin Parlamentar me deputeten demokrate Flutura Açka nga njëra anë dhe Nokën e Bardhin nga ana tjetër.
Ai tha se Noka dhe Bardhi i bëjnë këto veprime për t’u dukur të devotshëm me shpresën se do të shpërblehen nga ish-kryeministri Sali Berisha në “rrugicën qorre”.
“Noka si konservator i foltores nuk ka kuptuar se konservatorizmi nuk do të thotë të godasësh dhe dhunosh gra. Gratë edhe me zakon në Shqipëri nuk janë vlerësuar, janë mbrojtur. Nga ana tjetër Bardhi si një liberal i njohur që është nuk e kupton që barazi gjinore nuk do të thotë që një mashkull të godasë apo dhunojë një grua.
Këtu fillon problemi parë dhe unë mendoj se ata kanë nevojë të thellohen në formimin e tyre politik. Së dyti unë mendoj se të dy zotërinjtë mendojnë se i shërbejnë Berishës dhe i gënjen mendja se janë heronj të foltores, bëjnë nga këto gjëra sepse mendojnë se do shpërblehen te rrugica qorre. Mendoj se bëjnë një gabim shumë të madh sepse rrënojnë imazhin e tyre public”, tha Kulluri.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 15:23 Mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD-së më 15 korrik, zbulohet mesazhi i kryetares së re Julia Emiri
- 15:02 Pakistani dhe Arabia Saudite të shqetësuar nga tensionet SHBA-Iran: Minon përpjekjet drejt paqes
- 14:55 Rusia sulmon me raketa dhe dronë Ukrainën, dy të vdekur dhe 19 të plagosur (VIDEO)
- 14:40 U rrëzua duke ruajtur bagëtitë në mal, ndërhynë policia e Lezhës. I moshuari transportohet në spitalin e Traumës
- 14:30 Akuza për ryshfet, 36 persona nën hetim në Turqi. Mes tyre edhe një kryetar bashkie në Ankara
- 14:21 Vrasja e ish-ministres Ann Widdecombe, policia britanike liron të dyshuarin 26-vjeçar