Basha: Qendra e Tiranës do i jepet ‘non grata-ve’, mafia e pronave rrënon bregdetin
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është shprehur se qeveria po përgatitet që të kalojë pa transparencë një projektligj që pronat publike ia jep personave të shpallur ‘non grata’ nga SHBA për korrupsion dhe krim të organizuar.
Komentet Basha i bëri përmes një deklarate për mediat, ku tha se PD do të bëjë gjithçka që ky projektligj korruptiv të mos kalojë, pasi sipas tij, është në shërbim të mafies së pronave dhe oligarkëve të bregdetit.
Ai tha gjithashtu se përmes këtij ligji do të pastrohen paratë e politikanëve të korruptuar përmes ndërtimeve.
“Ndërkohë që ky ligj po diskutohej në Kuvendin e Shqipërisë, në mënyrë të fshehur, edhe këtu u pretendua fillimisht se do të ishte thjeshtë një transferim drejtorie nga një ministri në një tjetër, ku ndërkohë tinëzisht u futën dispozita ligjore që mundësojnë që përmes tjetërsimit në forma të ndryshme, ankandit, shitjes, këmbimit, pronat publike të vihen në dispozicion të transaksioneve të caktuara.
Në këtë mënyrë sipas sinjalizimeve të para që kemi, prona me vlerë në qendër të Tiranës do të vihen në dispozicion të personave të shpallur non grata për korrupsion, për pjesëmarrjen në krimin e organizuar dhe në ndikimin e paligjshëm në procese zgjedhore.
Të tjera prona publike me vlerë do të vihen në dispozicion të oligarkëve që po rrënojnë bregdetin dhe po ndërtojnë pa asnjë transparencë, duke pastruar paratë e korrupsionit të qeveritarëve me ndërtimet nga Vlora në bregdet dhe në Tiranë.
PD denoncoi këtë aferë, nuk do ndalet dhe do e çojë atë në çdo instacnë për ta pamundësuar që mafia e pronave dhe zyrtarët e korruptuar të shkaktojë këtë dramë të dyfishtë”, tha Basha.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 21:12 Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë
- 20:59 Emiratet e Bashkuara Arabe dënojnë sulmin flagrant të Iranit mbi tankerët e naftës në Hormuz, një marinar i vrarë
- 20:43 Tragjedi në Mesdhe, përmbyset varka me emigrantë në brigjet e Libisë! Dyshohet për 50 të mbytur
- 20:35 Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 20:26 Trump bisedë telefonike me Netanyahun, i kërkon kryeministrit izraelit të tërheqë trupat nga Siria dhe Libani
- 20:23 “Si i komentoni protestat në Shqipëri?”, përgjigjet komisionerja Marta Kos