Bashkia e Tiranës rikthen pas dy vitesh Natën e Bardhë
Pas dy vitesh mungesë në kryeqytet rikthehet tradita e Natës së Bardhë.
Lajmi u bë me dije nga kreu i Bashkisë Tiranë i cili njoftoi përmes një shkrimi në faqen e tij zyrtare në Twitter se pas dy vitesh, fillimisht prej tërmetit e më pas prej pandemisë, Nata e Bardhë do të mbahet në gjashtë lokacione të ndryshme.
Tradita vazhdon…
Më 29 Nëntor, NATA E BARDHË 🤍
6 lokacione, 6 aktivitete 👧🏼🕺🥁🎷#tiranaisopen#EuropeanYouthCapital2022🔆 pic.twitter.com/AAArKhF1JA
— Erion Veliaj #EYC2022 🇪🇺🇦🇱 (@erionveliaj) November 20, 2021
Kjo ngjarje zhvillohet në datën 29, në kuadër të festave të nëntorit dhe karakterizohet nga një sërë aktivitetesh argëtuese.
Sheshi Skënderbej, Rruga Pjetër Bogdani në zonën e ish-Bllokut, rruga “Mustafa Matohiti”, Reja, Sheshi Italia dhe ish-Parku Rinia janë zonat ku është planifikuar zhvillimi i këtyre aktiviteteve.
LEXONI GJITHASHTU:
Zvezda pa ujë të pijshëm, banorët protestojnë sërish për investimin 600 mijë euro
Reforma territoriale, banorët e Prrenjasit kundërshtojnë bashkimin me Librazhdin
Humbi shikimin dhe njërin gisht në fëmijëri, por jo ëndrrën: Historia frymëzuese e klarinetistit Nevruz Bramo
- 10:48 Tentativa për vjedhje llogarish në WhatsApp, Policia apel qytetarëve: Mos klikoni në linke të dyshimta
- 10:24 Aksidenti i 4 korrikut në Lezhë, ndërron jetë në Spitalin e Traumës 71-vjeçari
- 10:21 Aksident me tre automjete pranë rrethrrotullimit të Bradasheshit, bllokohet qarkullimi në hyrje të Elbasanit (VIDEO)
- 10:16 104 vjet miqësi SHBA-Shqipëri, Ambasada Amerikane në Tiranë: Një lidhje që historia nuk mundi ta prishte
- 10:11 Incidenti me dokumentin e huasë 302 milionë dollarë, Sekretariati i Etikës përjashton Shehajn 60 ditë nga Kuvendi
- 10:04 Arrestohen në Zubin Potok dy serbë të dyshuar për krime lufte kundër civilëve shqiptarë