BE do të shpallë non-grata? Berisha përgjigjet për Euronews Albania

9 Shtator 2022 | 11:19

“Ka një rezolutë të BE-së në të cilën deklarohet se asnjë vendim i tillë nuk mund të merret pa proces gjyqësor”.

Kështu u shpreh kreu i PD-së  Sali Berisha teksa u pyet nga Euronews Albania për deklaratën e Taulant Ballës se Bashkimi Europian do ta shpallë non-grata.

“Nuk ka asnjë informacion të tillë. BE ka një rezolutë të BE-së në të cilën deklarohet se asnjë vendim i tillë nuk mund të merret pa asnjë proces gjyqësor, por duhet të jem i qartë, asgjë në botë nuk do mundet të ndalojë këtë projekt. Ky trend është i pandalshëm, sado të lobojë Rama, sado miliona të shpenzojë, kjo lokomotive do të nxjerrë atë nga pushteti”, u shpreh kreu i PD-së.

Një ditë më parë, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla hodhi akuza ndaj kreut të PD, Sali Berisha se ka bërë gjithçka kundër interesave të Shqipërisë.

Në fjalën e tij nga foltorja e Kuvendi Balla e cilësoi të turpshme që Berisha të jetë në Kuvend ndërsa paralajmëroi se Sali Berisha do të shpallet non grata edhe nga Bashkimi Europian.

“Është për turpin e këtij kuvendi që një “non grata” të shpallur nga SHBA, dhe Britania e Madhe dhe mos u habisni edhe nga BE, vijon të livadhisë i qetë”, tha Balla.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026