BE kritikon Serbinë për bashkëpunimin me Rusinë
Bashkimi Evropian i tha Serbisë se mbajtja e raporteve me Rusinë në kohën kur Moska po vazhdon agresionin kundër Ukrainës nuk është në përputhje me vlerat e bllokut dhe procesin e anëtarësimit.
Ky reagim i Brukselit pason një takim mes zëvendëskryeministrit serb, Aleksandër Vulin, me zyrtarët e Kremlinit në Moskë dhe pretendimeve për bashkëpunim të inteligjencës me Rusinë.
“BE-ja ka qenë e qartë me partnerët tanë: raportet me Rusinë nuk mund të jenë normale pas luftës së paprovokuara dhe të pajustifikuar të Rusisë kundër Ukrainës”, tha blloku evropian në një përgjigje dërguar Radios Evropa e Lirë më 15 gusht.
Nga BE-ja thanë po ashtu se “duam që të gjitha shtetet kandidate t’i konsiderojmë si partnere të besueshme evropiane me parime të përbashkëta, vlera, siguri dhe prosperitet”.
Vulin, sipas njoftimit të Qeverisë së Serbisë, ka falënderuar strukturat ruse të sigurisë për “paralajmërimin lidhur me planifikimin e trazirave masive dhe një tentim grusht shteti” në Serbi.
Me sekretarin e Këshillit të Sigurisë të Rusisë, Sergei Shoigu, në Moskë Vulin diskutoi për “pjesëmarrjen aktive të forcave të huaja në nxitjen artificiale të tensioneve”.
Qeveria serbe e përshkroi protestën kundër mihjes së litiumit si “përpjekje për grushtshtet”. Në javët e fundit, dhjetëra mijëra persona kanë protestuar në Beograd dhe qytete të tjera serbe.
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç i ka akuzuar shtetet perëndimore se qëndrojnë prapa protestave.
Më 11 gusht, para protestës në Beograd, Vuçiç po ashtu deklaroi se paralajmërimet nga shërbimet ruse thoshin se në Serbi “po planifikohen trazira masive, me qëllimin kryesor grushtin e shtetit dhe rrëzimin e udhëheqjes së shtetit”.
Kjo protestë kaloi pa incidente të mëdha.
LEXONI GJITHASHTU:
“Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve
Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks
Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 22:29 “Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve
- 22:12 “Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar
- 22:02 Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks
- 21:57 Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta
- 21:44 Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 21:04 Moti i keq godet Kosovën, humb jetën 61-vjeçari pasi rrëshqiti në ballkonin e shtëpisë! Plagosen 2 të tjerë