Begaj, Rama, Berisha dhe Meta urojnë Krishtlindjet

25 Dhjetor 2024 | 08:44

Presidenti Bajram Begaj ka uruar besimtarët për festën e Krishtlindjeve, duke theksuar rëndësinë e reflektimit mbi vlerat më të larta të njerëzimit.

Begaj theksoi se kjo ditë e shenjtë, që simbolizon lindjen e shpresës dhe paqes, është një mundësi për të reflektuar mbi vlera si dashuria, solidariteti, mirëkuptimi dhe falja.

“Në këtë ditë të shenjtë të Krishtlindjes dëshiroj të përcjell përshëndetjet dhe urimet më të përzemërta për ju dhe familjet tuaja.

Krishtlindja kjo festë e ndritur që simbolizon lindjen e shpresës dhe paqe, na fton të ndalemi për një çast e të reflektojmë mbi vlerat më të larta të njerëzimit: dashuria, solidariteti, mirëkuptimin dhe faljen.

Për të gjitha familjet shqiptare brenda dhe jashtë vendit uroj Krishtlindje të gëzuara, shëndet, paqe dhe lumturi”, thuhet mes të tjerash në mesazhin e presidentit”.

Ndërsa kryeministri Edi Rama ka uruar festën e Krishtlindjeve në një mënyrë të veçantë, duke ndarë një postim në rrjetet sociale, ku prezanton ikonën “Krishtlindja”, punuar në shekullin XVII nga mësues Kostandini, nga Vithkuqi i Korçës, e cila është restauruar rishtazi.

Në mesazhin e tij, Rama e cilëson këtë ikonë si “dëshmi arti dhe besimi që prej shekullit XVII”.

“MIRËMËNGJES dhe me këtë ikonë të saporestauruar, që na vjen si dëshmi arti dhe besimi që prej shek. XVII, ju uroj të gjithë besimtarëve të krishterë, Gëzuar Krishtlindjen”, shkruan Rama.

Edhe kreu i PD-së Sali Berisha ka uruar besimtarët për festën e Krishtlindjes.

“Gëzuar Krishtlindjen”, shkruan Berisha, duke e shoqëruar urimin me një foto të tijën së bashku me bashkëshorten, Liri Berisha.

“Bekimet e kësaj nate, për ju dhe më të dashurit tuaj miq! Gëzuar”, përmbyll mesazhin, kryedemokrati Sali Berisha.

Ndërsa kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta i cili ndodhet i izoluar në burg ka uruar nga atje të gjithë besimtarët për festën e Krishtlindjes. Në një postim në rrjetet sociale, Meta zgjodhi të përcjellë mesazhin e tij të kësaj feste me fjalët Biblës.

“Dashuria është zemërgjerë, kërkon të mirën. Dashuria nuk ka smirë. Dashuria nuk gëzohet me padrejtësinë, por gëzohet me të vërtetën. Dashuria përballon gjithçka, beson gjithçka, shpreson gjithçka dhe duron gjithçka. Dashuria nuk shteron kurrë” – Bibël”, shkruan Meta.

“GËZUAR KRISHTLINDJEN të gjithë besimtarëve të krishterë dhe mbarë popullit shqiptar!”

“Krishtlindja është lindja e shpresës dhe e paqes, fuqia e dritës hyjnore mbi errësirën dhe konfirmim i dashurisë së Perëndisë ndaj njerëzimit. Bekimet dhe ngrohtësia e dashurisë së Zotit qofshin gjithmonë me ju, në çdo familje shqiptare dhe veçanërisht pranë të gjithë atyre që sot përballen me varfërinë, sëmundjet dhe padrejtësitë. GËZUAR!”

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026