“Beleri’ në Bruksel, Rama indinjohet me zyrtarin grek: Shqipëria nuk është Siberi

15 Shkurt 2024 | 13:21

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Bruksel, ku mori pjesë në mbledhjen e Komitetit Ekonomik dhe Social Europian për Planin e Ri të Rritjes për Ballkanin Perëndimor.

Në Bruksel u ngrit dhe çështja “Beleri”, ky zyrtari i Greqisë i është drejtuar kreut të qeverisë, se përse kreu i zgjedhur i Himarës Fredi Beleri, po mbahet kaq gjatë në burg.

Ndërkohë Rama i irrituar i është përgjigjur se Shqipëria nuk është Siberi, duke shtuar se çështja “Beleri” nuk duhet të ishte ngritur në Bruksel.

Mes tjerash, Rama tha se “Beleri’ është një çështje që i takon drejtësisë dhe se askush nuk është mbi ligjin në Shqipëri.

“Jam i detyruar të reagojë ndaj ndërhyrjes ndaj kolegut grek, që e beri Shqipërinë të duket sikur është Siberia, dhe që dikush në Siberi po mbahet peng nga një regjim mizor dhe i përgjakshëm, vetëm pse është shtetas grek, kjo duhet të jetë arsye për të alarmuar botën, se Shqipëria nuk është Shqipëria por është Siberia. Kjo mënyrë për ta parë çështjen është krejt delirante dhe s’ka të bëjë me realitetin. Bnëse do të kishte një grimë të vërtete në të gjithë këtë, a besoni se ky qytet do të kishte qëndruar në heshtje e nuk do të kishte thënë asnjë fjalë. Kjo është vetëm kaq, një çështje e drejtësisë në një vend sovran, ku Reforma në Drejtësi, ka qenë reforma më e lëvduar nga BE. Më së fundmi askush në Shqipëri nuk është mbi ligjin, qoftë i pasur apo i varfër. Nuk ka asnjë arsye për ta sjellë këtë dramë në Bruksel.  Çështja “Beleri” është vetëm çështje e drejtësisë, dhe drejtësia do i jap zgjidhje”-tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale

Duke komentuar protestat në Tiranë, analistja dhe pedagogia Arsejda Gjyli tha në emisionin “Now me Erla Mëhillin” se figurat që dalin në krye të protestës...
22:35 | 24/06/2026

Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, analisti Lavdrim Lita komentoi protestat në Tiranë, duke u ndalur te zhvillimet dhe perspektiva e tyre në...
22:24 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026