Belinda Balluku: Situata energjetike nuk është e mirë
Situata energjetike sot nuk është e mirë.
Ishte kjo deklarata e zv. kryeministres Belinda Balluku e cila kujtoi se që prej fillimit të tetorit nuk ka pasur reshje dhe kjo ndikon drejtpërdrejt në avullimin e kaskadës.
“Duhet pasur parasysh që sot kaskada është në 269 metra, çka nuk është një shifër e mirë për të treguar nivelet historike të këtij muaji. Megjithatë ne shpresojmë dhe nga të gjitha të dhënat, gjatë muajit nëntor do të ketë padyshim një situatë më të mirë hidrike,” – u shpreh Balluku.
Sidoqoftë, zv. kryeministrja tregoi se ka pasur një ulje me 5% të konsumit në shkallë vendi krahasuar me një vit më parë.
Sipas saj kjo nuk është një ulje e rastësishme dhe bëhet fjalë për një ndërgjegjësim qytetar. Pra, edhe pse nuk kanë favorizuar kushtet atmosferike, shqiptarët kanë ditur të menaxhojnë si duhet situatën energjetike.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 16:07 Çfarë është ciklosporiaza, sëmundja që ka shpërthyer në SHBA
- 15:57 U zhduk në Ngushticën e Hormuzit, 30-vjeçari indian konfirmohet i vdekur
- 15:50 Andy Burnham zgjidhet lider i ri i Laburistëve në Britani: Premton ndryshim dhe rikthim të pushtetit te komunitetet
- 15:22 Tentoi të vriste 59-vjeçarin me thikë pas një konflikti në lokal, arrestohet 43-vjeçari në Elbasan
- 15:15 SHBA-të do t’i shesin 1.96 mld usd armatime Arabisë Saudite
- 14:45 Pas sulmeve të SHBA-së në infrastrukturën energjetike, Teherani thirrje qytetarëve: Zvogëloni konsumin e energjisë