Beqiri: Protesta është personale e Berishës dhe Metës, po i bëjnë dhuratë Ramës
Avokati Idajet Beqiri ka komentuar protestën e 6 dhjetorit që do të zhvillohet nga opozita pikërisht në ditën që në Tiranë mblidhet samiti i BE-Ballkani Perëndimor.
Në një intervistë për Euronews Albania, Beqiri tha se Berisha i ka shkuar në fund rrugës vet me shpalljen “Non Grata” nga SHBA.
“Rruga e Berishës, është kryer, është një njeri që ka shkuar në fund të rrugës së vet, dhe fundi i rrugës së tij ishte vendimi i SHBA të cilat e konsideruan “Non Grata”. Ai nuk ka çarë humbet dhe çfarë fiton më. Ai luan me kokën dhe kjo protestë është personale e tij dhe e Ilir Meta. Ka negativitete dhe pozitivitete që po i bëhen qeverisë”-theksoi ai.
Ndër të tjera ai theksoi se me këtë protestë kreut të qeverisë Edi Rama po i bëhet dhurata më e bukur.
“Me këtë protestë Ramës po i bëhet dhurata më e bukur.
Shqipëria tani është një faktor i rëndësishëm dhe është vendi që u zgjodh si vendi me një diplomaci të mençur dhe ka një mbështetje diplomatike ndërkombëtare”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona