Berisha: Basha të thotë ku i mori paratë. S’ka lënë asgjë në zyrë por do hetohet
Kryedemokrati Sali Berisha, në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD, deklaroi se Lulzim Basha ka marrë para ruse.
Në fjalën e tij, kryedemokrati theksoi se askush nuk ka pasur dijeni në lidhje me këtë çështje, duke theksuar se ka qenë vendim personal i Bashës.
Berisha i bëri thirrje Bashës që të flasë dhe të bëjë transparencë lidhur me financimin rus në parti, në 2017 pasi ua ka si detyrim demokratëve.
“Ky është një akt shumë i rëndë për PD, ky është shkelmim, por do thekson tre gjëra, e para gjer sot nuk ka asnjë individ në PD që të ketë pasur dijeni për financime ruse, akt personal i Bashës. Së dyti, në 2018 kur ambasadori amerikan më ka sjell një dosje, ka pasur vetëm një artikull të “Mother Jones” dhe fletës se provonte se “Muzin” është lobist i PD, kaq kishte, në prill pas zgjedhjeve në 6 bashki, disa bashkatdhetarë më kanë informuar nga New York se kanë firmosur por s’kanë dhënë asnjë qindarkë siç mashtronte Basha.
Pasi u bënë tre burime kamë dalë në media dhe kam akuzuar Ramën se mbylli dosjen e Rusisë”-theksoi Berisha.
Berisha tha se sot u vendos ngritja e grupit të auditimit për financimet në PD dhe tha se do të pritet që të hetohet dhe të zbulohet se çfarë ka ndodhur më këto para.
Ai tha se një herë Bashën e ka shpëtuar një herë Edi Rama, kur sipas tij mbylli dosjen e Rusisë, por tani duhet të mbajë përgjegjësi.
“Sot kryesia ka vendosur të ngrejë një komision auditi për këtë aferë. Ai duhet të thotë ku i mori paratë dhe si i dërgoi në Skoci, e shpëtoi një herë Rama, por kjo çështje është shumë serioze dhe ai nuk mund ta trajtojë ndryshe, por të bëjë transparencë të plotë se ka drejtuar këtë parti, ndonëse ju e dini që gjënë më të lehtë ka gënjeshtrën.
Edi Rama deklaroi edhe para një jave se ato e dinim që janë para ruse, por faktikisht bëri gjithçka për të mbyllur dosjen, për të marr peng kryetarin e PD. Komisioni që ngritëm sot do të hetojë, asgjë s’ka lënë në zyra i ka marrë dhe hard disk, por me ato që mund të hetojë, të informojë këshillin kombëtar dhe opinion publik.”-tha Berisha.
LEXONI GJITHASHTU:
- Mbyllja e kolegjit turk, Berisha: Akt i turpshëm! Mesazhi për biznesmenin
- Marrëveshja Rusi-Serbi, Berisha: Pse Edi Rama nuk shqipëroi asnjë fjalë kundër saj?
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 22:29 “Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve
- 22:12 “Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar
- 22:02 Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks
- 21:57 Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta
- 21:44 Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 21:04 Moti i keq godet Kosovën, humb jetën 61-vjeçari pasi rrëshqiti në ballkonin e shtëpisë! Plagosen 2 të tjerë