“Berisha duhet të iki, opozita s’jep asnjë shpresë”, Lesi: Rama po mbretëron i qetë
Gazetari Nikollë Lesi tha në studion e Euronews Albania se ka ardhur koha që Berisha të largohet nga kryesia e demokratëve. Ai tha se Sali Berisha kishte të drejtë për Bashën, në momentin që i doli kundër dhe mori partinë, por tani nuk duhet të vazhdojë më.
Lesi tha se problemi me opozitën është se askush nuk ikën dhe njerëzit i kanë lënë pa zgjidhje ndërkohë që siç u shpreh Lesi, “Rama mbretëron i qetë, me batuta”
“Unë me këtë opozitë, me këtë koalicion opozitar, nuk kam asnjëllojë shprese. Nuk e di populli, por fakti që votat janë në një diferencë të madhe tregon se na duhet motivim, duhen lëvizje të reja, njerëz të rinj. Berisha kishte të drejtë me Bashën, erdhi e mori, u fut në zgjedhje, nuk i fitoi përballë Ramës, kështu që nuk fitoi.
Njerëzit duan të vijnë në pushtet, nuk më çon dot në pushtet ik, të vijë tjetri dhe krijon një front të madh. Përderisa Saliu nuk ikën, për mua duhet të iki tani, Basha thotë po kthehem edhe unë, Basha thotë po kthehem edhe unë. Kanë bërë një çorap të madh aty në opozitë dhe Rama mbretëron i qetë pa asnjë lloj shqetësimi, i fut edhe një batutë e një tralala më gërnetë e fiton prap”,-tha Nikollë Lesi.
Për të ndjekur kanalin e youtube të Euronews Albania KLIKO KËTU!
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 22:26 Sagnol: Michael Olise është futbollisti më i mirë në botë, meriton “Topin e Artë”
- 22:24 Çollaku komenton Kuvendin Kombëtar të protestës: Është kurth për ta shuar
- 22:23 Zvicra kalon në 1/8 e finales, mposht bindshëm Algjerinë me dy gola në Vancouver
- 22:23 E pabesueshme! Prekja e topit me flokë i mohoi Kroacisë barazimin ndaj Portugalisë
- 22:17 Harry Kane thyen rekorde, por jo tregun: pse një nga futbollistët më të mëdhenj të botës nuk është një supermarkë?
- 22:15 Atentati ndaj Donald Trump në 2024! Publikohet raporti që zbulon dështimet operacionale nga Shërbimi Sekret