Berisha e cilëson ‘nul’ përjashtimin nga grupi i PD
Ish-kryeministri Sali Berisha ka marrë sot pjesë për herë të parë në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike që prej pezullimit dhe përjashtimit.
Berisha duke folur për mediat në përfundim të mbledhjes tha se e cilësonte ‘nul vendimin’ e marrë nga kryetari i larguar, Lulzim Basha.
“Vendimi që pretendon Alibeaj është nul”, tha Berisha.
Kërkesës për të bërë një hap pas, ish-kreu i PD iu përgjigj duke thënë se ‘të krahasosh fituesin me humbësin është një gabim i madh logjik’.
Për deklaratën se në PD nuk mund të ketë persona ‘non grata’ Berisha, tha se për këtë çështje ka folur anëtarësia e partisë.
“Ajo është zgjedhje e tij, por demokratët kanë folur më 11 dhjetor, 18 dhjetor kanë folur më 6 mars”, shtoi kryeministri.
Sipas Berishës është ‘rast unik që PD të bashkohet edhe në diversitetin e saj’.
“Ka një diversitet, që e bën edhe më demokratike PD”, tha Berisha duke iu referuar grupimit që mbështet atë dhe grupimit tjetër pro Bashës.
Berisha u pezullua si anëtar i PD në shtator 2021, pasi ishte shpallur ‘non grata’ nga SHBA dhe më pas në janar 2022 u përjashtua nga partia pak pas Kongresit të thirrur prej tij.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 16:08 Rrufeja godet tufën e deleve në Pogradec, ngordhin rreth 10 krerë
- 15:55 Kurti kundër rikthimit të gjyqtarëve e prokurorëve serbë: Largimi i tyre ishte akt politik
- 15:52 Kongresmenët amerikanë duan ta zhvendosin samitin e OSBE-së nga Beogradi në SHBA
- 15:48 Shiste ora luksoze dhe bizhuteri të dyshuara të kontrabanduara, arrestohet pronari i një argjendarie në Lezhë
- 15:24 Zjarri në Cap Ferret, mbi 400 persona evakuohen me varka (VIDEO)
- 15:16 Autopsia e Daniel Siad nuk zbulon shkakun e vdekjes, vijojnë hetimet