Berisha hap fushatën në Mallakastër: PD ju liberalizoi vizat dhe anëtarësoi në NATO

8 Mars 2023 | 18:09

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka mbajtur pasditen e kësaj të mërkure një takim me sipmatizantët e PD-së në Mallakastër, me rastin e 32-vjetorit të krijimit të kësaj force politike në këtë bashki.

Në fjalën e tij Berisha përmendi disa nga arritjet e Shqipërisë gjatë qeverisjes së djathtë, duke u ndalur te anëtarësimi në NATO, liberalizimi i vizave, si dhe ndërtimi i gazsjellësit TAP.

“I dashur zoti Luan, Resmi, të dashur kandidatë të Fierit dhe Patosit, drejtues të degës, vëllezër dhe motra, zonja e zotërinj, sot kemi shumë data, e shumë ngjarje.

Sot kemi 32 vjetorin e themelimit të PD në Mallakastër dhe është një moment të përulemi me respektin më të madh, mirënjohjen më të thellë, ndaj të gjithë atyre burrave e grave, burrave e vajzave të kësaj treve që 32 vite më parë, në kushtet e një terrori të pamohueshëm themeluan degën e PD-së, si parti e lirive dhe të drejtave njerëzore të munguara dhe të ndaluara me kushtetutë, si parti e iniciativës së lirë, si parti e vokacionit perëndimor të kombit shqiptar, si parti e interesit kombëtar të shqiptarëve.

Në këtë kontekt, pas 32 vitesh, çdo demokrat e demokrate, duhet të ndihet përjetë krenar dhe brez pas brezi për kontributet për investimin, mbështetjen që i dha kësaj partie, e cila arriti me përpjekje të jashtëzakoshme të nxjerrë Shqipërinë nga honet më të thella të varfërisë, skllavërisë, shtypjes, izolimit dhe hipekolektivizimit dhe të rëndisë Shqipërinë e shqiptarët në grupin e vendve me të ardhura të mesme të larta. Kjo ishte një arritje epokale. Të rendisë Shqipërinë e shqiptarët ndër njerëzit, qytetarët, punonjësit me rrogat më të larta në Ballkan.

Ja doli që vendin më të izoluar të Europës dhe planetit ta anëtarësojë në Këshillin e Europës, ta anëtarësojë në NATO, të liberalizojë vizat. Ja doli që një vend me infrastrukturë nga më të shkatërruarat dhe të prapambeturat, ta pajisë me infrastrukturë moderne. Autostrada, mbi 11 mijë km rrugë u ndërtuan. Ja doli të shndërrojë Shqipërinë në një nyje nevralgjike të furnizimit të Europës me gaz. Sot kur Europa ndjeu pasojat e rënda të luftës, agresionit rus në Ukrainë, projekti në të cilin Shqipëria, pas Azerbajxhanit luajti rolin më kryesor, gazsjellësi TAP është shndërruar në një arterie të fuqishme energjetike për Europën. Dhe kjo ishte dëshmi e besimit të madh, dëshmi e një diplomacie fleksibël, e një përpjekje të madh me të cilën Shqipëria kontribuoi për vete dhe Europën.

Në vitet e qeverisjes së PD-së, Shqipëria nga vendi më i prapambetur në përdorimin e internetit, arriti në moshën dixhitale. Shqipëria nga vendi me mungesa të mëdha ushqimore, u shndërruar në eksportues të qumështit, vezëve etj.

Në harkun kohor 5-6 vjeçar, Mallakstra dhe mbarë Shqipëria trefishuan ullinjtë krahasuar me numrin e të gjitha kohërave”, tha Berisha.

Gjithashtu Berisha nisi fushatën në këtë bashki ku prezantoi dhe kandidatin e Rithemelimit, Resmi Shanon.

“Sot kemi edhe një tjetër ngjarje të madhe. Ne paraqesim para jush kandidatin për kryetar bashkie, të Mallakastrës zotin Resmi Shano, i cili është një bir i juaj, i cili siç e dini, e njihni me respekt, me dashuri me përkushtim është kujdesur vite e vite dhe ka mësuar fëmijët tuaj.

Ai përfaqëson një familje dinjitoze mallakastriote, ai përfaqëson vyrtitet, moralin e shkëlqyer të mallakastriotëve. Ai ka për ju respektin dhe dashurinë më të madhe.

Prandaj vijmë këtu me shumë krenari për ta paraqitur para jush. Vijmë këtu për të çelur gjithashtu fushatën elektorale të fitores së PD-së. Resmiu është kandidati që ka mbështetjen e plotë dhe totale të PD-së dhe Sali Berishës. Por Resmiu është kandidati juaj, i zgjedhur nga ju me votën tuaj të lirë. Nuk vjen nga zyrat e askërkujtë, vjen nga ju, nga dëshira juaj.

Kandidati i Edi Ramës është kandidati i Rama-Gonigal i mafiozëve, i bandave, i krimeve dhe vjedhjeve. Atë se lidh asgjë me ju”, tha Berisha.

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026