Berisha: Janë zhdukur kamerat që regjistruan vrasjen në Himarë

5 Gusht 2022 | 12:14

Kreu i PD, Sali Berisha akuzoi policinë për manipulim të provave në vendin e tragjedisë së ndodhur 3 ditë më parë në plazhin e Himarës ku një 7 vjeçare humbi jetën pasi u përplas nga skafi i drejtuar nga ish-efektivi Arjan Tase.

“Janë bërë përpjekje për të zhdukur gjurmët e krimit, janë zhdukur kamerat që regjistruan skenën e krimit”, tha Berisha.

Berisha i kërkoi kryeministrit të shkarkojë menjëherë dy ministrat përgjegjës direkt të kësaj ngjarjeje të rëndë, ministren e Turizmit dhe atë të Brendshëm.

Sipas kryedemokratit Arjan Tase, ish-efektivi që përplasi për vdekje 7-vjeçaren u rikthye në detyrë pa plotësuar asnjë kusht nga Kumbaro dhe Çuçi.

“As një kusht veç lidhjeve të forta që kishte me të dy ministrat. Të dhënat e tjera janë shumë tronditëse kanë dalë; ministri i Brendshëm është anëtar i një shoqate të mbushur me trafikantë dhe kontrabandistë, që ai i quan pasionantë të velierave”, tha Berisha.

Një 7-vjeçare humbi jetën mesditën e 2 gushtit në Himarë, teksa pushonte me familjen e saj.

E mitura u përplas për vdekje teksa ishte në breg, nga mjeti i fuqishëm motorik që drejtohej nga ish-shefi i komisariatit të Himarës, Arjan Tase.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026