Berisha me veshje popullore në Krujë: Premton ulje taksash dhe rritje pagash

18 Prill 2025 | 12:57

Në kuadër të fushatës elektorale, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi këtë të premte një vizitë në qytetin e Krujës, ku takoi qytetarët dhe tregtarët në tregun e artizanëve. Teksa u prit me muzikë popullore, Berisha veshi një jelek me simbole kombëtare dhe vendosi në kokë një qeleshe.

Kryedemokrati u prezantoi tregtarëve pikat kryesore të ofertës së tij politike, duke u ndalur te shqetësimet ekonomike të tyre.

Berisha premtoi uljen e taksave dhe çmimit të energjisë elektrike për biznesin e vogël, gjithashtu ai tha se PD do të rrisë rrogat nëse vjen në pushtet.

“Do fitojmë. Dhe të jesh e sigurt që ne do bëjmë gjithçka për suksesin e biznesit. Do ulim energjinë në 6 lekë, e paguani 18 sot. Do përgjysmojmë tarifën e ujit. Do e ulim shumë tarifën për hapësirën publike. Do vendosim pensionin minimal 200 euro. Do vendosim rrogën minimale 500 euro,” tha Berisha.

Ai tha se nëse Partia Demorkatike vjen në pushtet do të bëjë gjithçka që të ktheje rininë që ka emigruar jashtë vendit.

“Një popull pa të rinj ka marrë fund… Do bëjmë gjithçka të kthehen ata që na ikën, duke u dhënë të drejtën e investimit 5 vite pa taksa. Do bëjmë gjithçka që çiftet e reja të jenë me tre fëmijë dhe fëmijën e tretë do e paguajë shteti nga lindja deri në 23 vjeç. Për fëmijën e parë dhe të dytë do japim bonuse 60 dhe 70 euro. Pra, e ke shumë të drejtë shqetësimin. Themelore është ajo që thoni ju,” tha Berisha.

Berisha e konsideroi ofertën e Partisë Demokratike si një platformë të fokusuar në zhvillimin ekonomik përmes nxitjes së prodhimit, përmirësimit të kushteve për bizneset e vogla dhe mbështetjes së drejtpërdrejtë për familjet shqiptare.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia e Durrësit kontrolle për ndotjen akustike në zonat turistike, monitorohen lokalet me muzikë

Ka nisur zbatimi i planit të masave për garantimin e sigurisë publike gjatë sezonit turistik veror, ndërsa Policia e Durrësit ka intensifikuar kontrollet për respektimin...
12:59 | 13/07/2026

Ra nga shkëmbi në ujërat e lumit Mat, gjendet trupi i pajetë i 39-vjeçarit

Pas dy ditë kërkimesh intensive, është gjetur trupi i pajetë i 39-vjeçarit Erkin Lika, i cili humbi jetën pasi ra në ujërat e lumit Mat,...
12:39 | 13/07/2026

Muçi debaton me Ballën: Përballë nuk ke më Berishën, por rininë shqiptare

Deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi ka shkëmbyer disa replika në Kuvend me kreun e Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla. “I them që Taulant,...
11:58 | 13/07/2026